S`fundmi | Media

Po kërkojmë: Përkthyes/e (anglisht/shqip)

Nga - 21.04.2020

Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e ekipit tonë në rritje.

A kanë fjalët rëndësi për ju? A ju pëlqen gjuha? A jeni të rrjedhshëm në shqip dhe në anglisht? A dini ta përçoni kuptimin e tekstit pa ia humbur saktësinë dhe origjinalitetin?

Nëse po, dhe dëshironi të punoni si përkthyes/e në ambientin dinamik të njërës prej organizatave mediale më të respektuara në rajon, atëherë na kontaktoni!

Pozita: Përkthyes/e shqip – anglisht – shqip

Orari: 20 orë në javë

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: E mërkurë, 6 maj 2020 (23:59)

Fillimi i punës: 20 maj 2020

Përgjegjësitë:

  • Pjesëmarrja në takimet e redaksisë të Kosovo 2.0 kur është e nevojshme, përkitazi me udhëzimet dhe pritshmëritë;
  • Përkthimi i përmbajtjeve për revistën onllajn nga anglishtja në shqip dhe nga shqipja në anglisht, duke përfshirë tekstet dhe përmbajtjet për prodhimet multimediale;
  • Përkthimi i materialeve të tjera që dërgohen nga stafi i K2.0 dhe për qëllime të K2.0;
  • Koordinimi i punës me stafin e redaksisë dhe menaxhimi i punës cilësore brenda afateve kohore.

Kandidati/ja ideal/e:

  • U kushton rëndësi detajeve dhe e kupton nevojën për ta përçuar saktë kuptimin; 
  • Është serioz/e dhe efikas/e në kryerjen e punës së ngjeshur;
  • Është i/e organizuar, i/e motivuar, njëherazi ka aftësi për të prioritizuar dhe për t’i kryer punët sipas afateve;
  • Ka interesim në temat e mbuluara nga K2.0;
  • Ka pasion për të kontribuar në rritjen e organizatës;
  • Është profesional/e gjatë gjithë kohës kur e përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja :

  • Diplomë bachelor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze apo në ndonjë drejtim të ngjashëm;
  • Preferohet të ketë së paku një vjet përvojë pune të ngjashme;
  • Përvojë pune të saktë dhe efikase në një ambient dinamik;
  • Gjuhët: rrjedhshmëria në të folur dhe në të shkruar në shqip/anglisht është thelbësore.

Për të aplikuar klikoni këtu deri të mërkurën, më 6 maj 2020, dhe përfshini të dhënat në vijim:

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit;
  • Emrat dhe kontaktet e dy personave të cilët K2.0 mund t’i kontaktojë për referencë.

Të gjithë kandidatët do të kontaktohen.K

  • 10 Mar 2021 - 13:31 | Hasije:

    Pershendetje, Nese keni ndonje vend te lire pune si perkthyes te gjuhes angleze dhe italiane une mund t’ju ofroj online pasi ndodhem ne shqiperi. faleminderit per respektin!

  • 26 Aug 2020 - 11:18 | Kaltrina Fejzullahu:

    Përshëndetje Dorina, Momentalisht nuk kemi pozitë të hapur për përkthyes/e. Ju lutemi të ndiqni faqen tonë në rrjetet sociale. Ne publikojmë sa herë kemi ndonjë pozitë të hapur. Faleminderit për interesimin!

  • 25 Aug 2020 - 13:47 | Dorina:

    Pershendetje, Uroj te jeni mire. Deshiroja te angazhohesha me perkthime nga anglisht ne shqip, nuk e di nese jeni te interesuar per perkthyes part-time. Nese eshte edhe ne interesin tuaj, ju lutem me kontaktoni ne adresen e emailit. Faleminderit!

KOMENTO