S`fundmi

Po kërkojmë: Redaktor-e

Nga - 25.09.2019

Punoni nga shtëpia ose në zyret tona në Prishtinë.

A jeni të apasionuar pas gazetarisë së pavarur? A i dini të gjitha rreth Kosovës dhe rajonit të Ballkanit? A keni përvojë në redaktim?  

Po kërkojmë një redaktor-e (që të punojë në gjuhën angleze) për t’iu bashkuar ekipit tonë të redaktorëve pasi duam ta shtojmë përmbajtjen tonë të guximshme e të shpërblyer me çmime.

Personi që do të punësojmë do të përkushtohet për thellimin e të kuptuarit të zhvillimeve aktuale dhe të çështjeve politike, shoqërore e kulturore në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ai/ajo do të mund të punojë në mënyrë konstruktive me gazetarët dhe kontribuesit tanë për të krijuar ide të përmbajtjes përfshirëse për një sërë çështjesh deri te artikujt e përfunduar e të gatshëm për publikim.

Si redaktor-e i/e K2.0, duhet jo vetëm ta mbërtheni dhe ta përçoni tregimin e plotë, por edhe t’u kushtoni rëndësi detajeve dhe të keni zotërim të shkëlqyeshëm të anglishtes së shkruar.

Kjo është një mundësi ngazëllyese për dikë që dëshiron të jetë në majën e gazetarisë cilësore progresive në rajon.

 

Detajet kyçe:

Pozita: Redaktor-e (që të punojë në gjuhën angleze)

Orari: 40 orë në javë

Vendi: Prishtinë (ose edhe puna nga distanca)

Afati i fundit për aplikim: 6 tetor 2019

Data e fillimit: tetor 2019

Kohëzgjatja: 3 muaj në fillim (me mundësi zgjatjeje)

 

Përgjegjësitë:

– Pjesëmarrja në takimet e redaksisë së K2.0;

– Mbikëqyrja e procesit të redaktimit të përmbajtjes së caktuar, duke përfshirë punën së afërmi me gazetarët e caktuar, kryeredaktoren dhe stafin tjetër redaktues;

– Redaktimi i përmbajtjes deri në prodhimin përfundimtar me fokus të veçantë në artikujt e detajuar dhe lektorimin e tekstit (në gjuhën angleze);

– Ndjekja e zhvillimeve aktuale, identifikimi dhe krijimi i temave për mbulim;

– Shqyrtimi i kontributeve të jashtme, sidomos atyre që arrijnë në gjuhën angleze.

 

Kandidati/ja ideal-e për këtë rol duhet:

– Të jetë i/e mirinformuar për zhvillimet aktuale dhe çështjet në Kosovë (dhe në rajonin e gjerë);

– Të punojë brenda afateve të caktuara kohore si dhe të arrijë t’i ndihmojë të tjerët t’i përmbushin afatet e caktuara kohore;

– Të jetë i/e motivuar dhe i/e pasionuar për gazetari të pavarur të cilësisë të lartë;

– Të jetë person dinamik, i/e mirorganizuar me aftësi për t’i caktuar me efektshmëri përparësitë brenda orarit të ngjeshur;

– T’u kushtojë rëndësi detajeve dhe saktësisë;

– Të mund të demonstrojë gjykim të shkëlqyeshëm dhe aftësi vendimmarrëse;

– Të jetë komunikues-e i/e shkëlqyer;

– Të mund ta tolerojë stresin dhe të punojë me efektshmëri dhe saktësi, madje edhe nën presion;

– Të jetë tejet profesional-e sa herë që përfaqëson K2.0.

 

Aftësitë/përvoja e kërkuar:

– Së paku dy vjet përvojë me redaktimin e përmbajtjes gazetareske të cilësisë së lartë në gjuhën angleze;

– Diploma bachelor/master në gazetari, gjuhë dhe letërsi angleze (ose fushë të ngjashme relevante);

– Gjuhët: Është qenësore të jeni të rrjedhshëm në gjuhën e shkruar dhe të folur angleze. Njohja e gjuhës shqipe dhe/ose ndonjë gjuhe tjetër rajonale është plus.

 

Për të aplikuar, ju lutem klikoni këtu, dhe përfshini:

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit – brenda letrës duhet të përfshini një vegzë të një artikulli të detajuar që ju duket shembull i gazetarisë jashtëzakonisht mbresëlënëse dhe shkurtimisht t’i shpjegoni elementet kyçe që i veçoni; përqendrohuni në strukturën, stilin, etj., jo në tematikën;
  • Dy shembuj të shkrimeve tuaja (nëse janë të disponueshëm);

 

Të gjithë aplikantët do të njoftohen në lidhje me procesin e përzgjedhjes.