S`fundmi | Punësimi

PO KËRKOJMË: REDAKTOR/E (S/B/K)

Nga - 27.07.2022

APLIKONI TANI PËR TË PUNUAR ME EKIPIN E K2.0.

K2.0 u themelua për të hapur biseda brenda Kosovës, ndërmjet Kosovës dhe fqinjëve të saj dhe ndërmjet Kosovës dhe botës. Për këtë arsye, jemi të përkushtuar që të pranojmë dhe t’i botojmë të gjithë artikujt dhe përmbajtjen tonë në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe/boshnjake/kroate (S/B/K). 

Po kërkojmë një redaktor/e për S/B/K për t’iu bashkuar redaksisë sonë. Nëse jeni redaktor/e i/e interesuar në historitë rajonale (ish-Jugosllavia, Shqipëria dhe diasporat e tyre), zëra të rinj, shkrime të mira dhe në një vizion se si t’i sjellim këto histori te lexuesit tanë, duam të dëgjojmë nga ju.

Kjo është një mundësi tërheqëse për një redaktor/e që dëshiron jetë pjesë e gazetarisë përparimtare në Ballkan dhe të sjellë histori dhe zëra unikë te publiku.

Detajet kryesore:

Pozita: Redaktor/e në gjuhët S/B/K

Orari: Me orar të plotë (preferueshëm)

Vendi: Fleksibil (preferohet të jeni në një nga vendet e Ballkanit, të cilat i mbulojmë)

Afati i fundit për aplikim: 20 gusht 2021

Fillimi i punës: Mesi i shtatorit 2022

Përgjegjësitë përfshijnë:

  • Menaxhimi i prodhimit të përmbajtjes rajonale të K2.0 në koordinim me ekipin redaktues me qendër në Prishtinë; 
  • Mirëmbajtja dhe krijimi i lidhjeve me kontribues të jashtëm;
  • Identifikimi i temave rajonale me interes për K2.0;
  • Redaktimi i përmbajtjeve deri në produktin final në gjuhët S/B/K;
  • Lektorimi i përkthimeve nga gjuha angleze në S/B/K;
  • Shkrimi i artikujve për K2.0, kur ekziston mundësia.

Kandidati/ja ideal/e do të jetë: 

  • I/e mirë-informuar për tema dhe çështje aktuale në fushat tona të mbulimit;
  • I/e mirë-organizuar, i /e aftë për të menaxhuar projekte të shumta në të njëjtën kohë;
  • Me aftësi të shkëlqyera redaktimi në S/B/K dhe përpikëri ndaj detajeve;
  • Në gjendje të punojë në situata me presion dhe t’i respektojë afatet;
  • I/e vetë-motivuar dhe pasionuar pas gazetarisë cilësore dhe etike;
  • Anëtar/e pozitiv/e dhe fleksibil i/e ekipit.

Aftësitë/përvoja e kërkuar:

  • E nevojshme përvoja profesionale e redaktimit në S/B/K, e dëshiruar në anglisht;
  • Zotërim i shkëlqyer i rregullave të gramatikës dhe udhëzimeve të stilit gazetaresk të S/B/K.;
  • Komunikues/e i/e shkëlqyer;
  • Aftësi për të përdorur produktet e Google Drive në mënyrë të organizuar;
  • Njohuri profesionale të nivelit të lartë të gjuhës angleze;
  • Njohja e gjuhëve të tjera në Ballkan do të ishte përparësi, por nuk është e nevojshme.

Për të aplikuar, ju lutem klikoni këtu, deri më 20 qeshor 2022 dhe përfshini:

  •  CV-në;
  • Letrën e motivimit;
  • Dy shembuj të shkrimeve tuaja gazetareske;
  • Të dhënat kontaktuese të dy personave që K2.0 mund t’i kontaktojë për referencë.

 

Të gjithë aplikuesit do të njoftohen rreth statusit të aplikimit të tyre.

K Imazhi i ballinës: Besnik Bajrami / K2.0.