A ke pasion për gazetari të pavarur? A di gjithçka rreth Kosovës dhe rajonit të Ballkanit? A ke përvojë në redaktim?
Po kërkojmë një redaktor/e (që do të punojë në gjuhën shqipe) për t’iu bashkuar ekipit tonë të redaksisë, ndërsa vazhdojmë të zhvillojmë më tej përmbajtjet tona të guximshme dhe të vlerësuara me çmime.
Personi që po kërkojmë do të përkushtohet në thellimin e të kuptuarit të çështjeve aktuale dhe çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore në Kosovë dhe në Ballkanin perëndimor.
Presim që ai/ajo të punojë në mënyrë konstruktive me gazetarët dhe kontribuesit tonë në zhvillimin e ideve për përmbajtje tërheqëse rreth problemeve të ndryshme, redaktimin dhe publikimin e këtyre përmbajtjeve gazetareske.
Si redaktor/e në K2.0, nuk po kërkojmë që thjesht t’i përcjellësh dhe kuptosh ngjarjet gjerësisht, por që të jesh i/e përqendruar në detaje dhe të kesh aftësi të shkëlqyera të gjuhës së shkruar shqipe.
Kjo është një mundësi tërheqëse për ata që duan të jenë pjesë e gazetarisë cilësore dhe përparimtare.
Detajet kryesore:
Pozita: Redaktor/e (në gjuhën shqipe)
Orari: 40 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 8 qershor, 2021
Fillimi i punës: 1 korrik, 2021
Kohëzgjatja: Anëtar/e i/e ekipit me orar të plotë
Përgjegjësitë do të përfshijnë:
- Pjesëmarrjen në takimet e redaksisë së K2.0;
- Mbikëqyrjen e produksionit redaksional të përmbajtjes së caktuar, duke përfshirë punën e afërt me gazetarët e caktuar, redaktoren menaxhuese dhe pjesën tjetër të redaksisë;
- Redaktimin e përmbajtjeve deri në produkt final me fokus të veçantë në artikuj të gjatë dhe redaktimin gjuhësor (në gjuhën shqipe);
- Ndjekjen e zhvillimeve të vazhdueshme, identifikimin dhe zhvillimin e temave për reportazh;
- Shqyrtimin e kontributeve të jashtme, veçanërisht të atyre në gjuhën shqipe.
Kandidati/ja ideal/e për këtë rol duhet të jetë:
- I/e mirë-informuar për tema aktuale në Kosovë (dhe më gjerë në rajon);
- I/e gatshme të punojë brenda afateve të caktuara kohore dhe të menaxhojë të tjerët për t’u ndihmuar t’i respektojnë afatet;
- I/e vetëmotivuar dhe me pasion për gazetari të pavarur me cilësi të lartë;
- Karakter dinamik dhe i/e organizuar, me aftësinë të prioritizojë ngarkesën e punës në mënyrë efektive;
- I/e përqendruar në detaje dhe saktësi;
- Në gjendje të demonstrojë aftësi të shkëlqyera të gjykimit dhe vendimmarrjes;
- Komunikues/e i/e shkëlqyer;
- Në gjendje të tolerojë stresin dhe të punojë në mënyrë efikase dhe të saktë, edhe nën presion;
- Të jetë profesional/e gjatë gjithë kohës kur përfaqëson K2.0.
Aftësitë/ përvoja e kërkuar:
- Të paktën dy vite përvojë në redaktimin e përmbajtjeve gazetareske me cilësi të lartë në gjuhën shqipe;
- Diplomë Baçelor/Master në gazetari apo gjuhë dhe letërsi shqipe (apo në ndonjë fushë të ngjashme relevante);
- Gjuhët: Njohuri të shkëlqyer të gjuhës shqipe. Njohuria e gjuhës angleze është e preferueshme dhe njohja e gjuhëve të rajonit do të ishte përparësi.
Për të aplikuar, ju lutem klikoni këtu, para mesnatës së 8 qeshorit, 2021 dhe përfshini:
CV-në;
Letrën e motivimit;
Dy shembuj të shkrimeve tuaja gazetaresk;
Të dhënat e kontaktit të dy punëdhënësve të mëparshëm – ne nuk do t’i kontaktojmë ata/ato deri pas fazës së intervistimit.
Të gjithë aplikuesit do të njoftohen rreth statusit të aplikimit të tyre.K
E kam te perfunduar Fakultetin Filologjik(dega Gjuhe shqipe)ne Universitetin e Prishtines,por deri tani nuk pasur fatin te kyçem diku ne pune.Kam njohuri te gjuhes gjermane. Numri im i kontaktit:049-280-150. Faleminderit!
Me pelqen shume redaktimi ne Gjuhen shqipe kam redaktuar disa libra por skam punuar asnjehere per ndonje gazete gjithashtu jam e martuar ne Kosove por jam shtetase e Shqiperise dhe nuk e di nese me lejohet te punoj ne gazeten tuaj por redaktimi me pelqen shume . Ju uroj pune te mbare kalofshi mire
Te nderuar, Ju dëshiroj punë të përkushtuar profesionale, përherë të pavarur dhe në shërbim të së vërtetës dhe të mirëqenies së qytetarëve të këtij vendi e më gjerë! Ecni, e mos u ndalni!
Po aplikoj per fushen e gazetarise