Jemi në kërkim të një specialisti/eje me përvojë, pasionant/e dhe kreativ/e të Rrjeteve Sociale dhe Web-it që t’i bashkohet ekipit tonë. Ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë sonë në rrjetet sociale në mënyrë që ta rrisim praninë tonë online si dhe publikimin e përmbajtjes sonë në Web. Ju do të punoni bashkë me ekipin Redaktues dhe atë të Produksionit.
Detajet kryesore:
- Pozita: Zyrtar/e e Web-it dhe Rrjeteve Sociale
- Orari: 40 orë në javë
- Vendi: Prishtinë
- Afati i fundit për aplikim: 28 Shtator, 2021
- Fillimi i punës: Tetor, 2021
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Menaxhimi dhe mbikëqyrja e rrjeteve sociale dhe përmbajtjës së Web-it;
- Monitorimi dhe moderimi i komenteve në Rrjetet sociale dhe Web;
- Zhvillimi, implementimi dhe menaxhimi i strategjisë sonë në Rrjetet sociale;
- Përcaktimi i tregue sve kryesorë të performancës(KPIs), vendosjen e objektivave dhe rritjen e performancës;
- Mirëmbajtjen e identitetit të brendit përmes komunikimeve në Rrjetet sociale dhe në Web;
- Matjet dhe raportimi periodik tek ekipi redaktues rreth arritjeve në Rrjetet sociale dhe Web;
- I/e mirë-informuar rreth përditësimit të praktikave dhe teknologjive më të mira të Rrjeteve sociale;
- Puna me ekipin redaktues dhe të dizajnit për t’u siguruar se përmbajtja është informuese dhe tërheqëse.
- Bashkëpunimi me ekipet redaktuese, vizuale dhe zhvilluesit e Web-it për mirëmbajtjen dhe funksionimin e Web-it dhe Rrjeteve sociale;
- Monitorimi i SEO dhe përdorimit dhe sugjerimit të optimizimit të përmbajtjeve;
- Komunikimi me profesionistë e industrisë dhe influencues përmes mediave sociale për krijimin e rrjetit të fortë;
- Sigurimi i feedback-ut konstruktiv;
- Respektimi i rregullave dhe rregulloreve.
Kërkesat:
- 2 vite përvojë pune si specialist/e i Rrjeteve sociale ose e ngjajshme;
- Njohuri të shkëlqyeshme të Facebook, Twitter, Instagram dhe praktikave te rrjeteve tjera sociale;
- Njohuri të shkëlqyeshme të Sistemeve të Menaxhimit të Përmbajtjes siç është WordPress;
- Të kuptuarit e SEO dhe metrikat e trafikut në Web (si Google Analytics);
- Përvojë në kryerjen e hulumtimeve të audiencës dhe personave blerës;
- Të kuptuarit e mirë të KPI-ve të Rrjeteve sociale;
- Njohuri në dizajnin dhe publikimin në Web;
- Aftësi të shkëlqyeshme në kryerjen e disa punëve në të njejtë kohë;
- Aftësi në të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të punës ekipore;
- Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
- Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur);
- Aftësi të shkëlqyera interpersonale, prezantuese dhe komunikuese;
- Diplomë BSc në Marketing ose fushën përkatëse është plus;
Afati i fundit për aplikim është 28 shtator 2021. Për të aplikuar ju lutemi klikoni këtu dhe bashkëngjitni:
– CV-në tuaj
– Referenca
Tu menu per fm