Konteksti Podcast

PODCAST: Kur pavarësia nuk është më lajm

Nga - 17.02.2020

Ndërsa Kosova shënon përvjetorin e dymbëdhjetë të pavarësisë, në K2.0 kemi ngritur pyetjen se cilat kuptime dhe diskutime është mirë ta rrethojnë 17 shkurtin. A do të duhej të shërbente si kohë kur ne si shoqëri duhet të reflektojmë ku jemi si shtet duke u bazuar në kontekstin tonë të posaçëm politik? Apo do të duhej të ishte vetëm ditë feste? Në veçanti, çfarë roli kemi ne si media në mënyrën se si shprehet, shënohet dhe diskutohet pavarësia përtej përvjetorit të shpalljes? A është ky çasti për t’i vlerësuar në mënyrë kritike qeverisjen dhe proceset e shtetndërtimit? Apo është moment kur zërat dhe përvojat e qytetarëve duhet ta dominojnë narrativën?

Kryeredaktorja jonë Besa Luci flet me Agron Bajramin, kryeredaktorin e së përditshmes Koha Ditore dhe Kreshnik Gashin, redaktorin menaxhues të kallxo.com. Klikoni në “play”!

Vizito “Konteksti”