Që nga vitet 1990, Fondi për të Drejtën Humanitare me qendër në Beograd dhe Prishtinë ka luajtur rol kyç në procesin e ballafaqimit me të kaluarën dhe atë të drejtësisë trancizionale. Në Kosovë, një ndër fushat e angazhimit të Fondit ka qenë mbledhja e fakteve rreth personave të zhdukur që nga koha e luftës me qëllim të dokumentimit korrekt e të denjë të njerëzve të vrarë dhe zhdukur.
Në këtë podcast, kryeredaktorja e K2.0 Besa Luci bisedon me Bekim Blakajn, drejtorin e Fondit në Prishtinë, rreth përvojave të tij personale dhe profesionale që shtrihen në dy dekada — që nga koha kur ai vetë ishte i zhdukur, deri te barra profesionale e intervistimit të familjarëve të të zhdukurve. Mes tjerash, ai flet për rëndësinë e angazhimit dhe akovimit institucional e shoqëror për një proces dokumentimi gjithëpërfshirës, i cili do të kontribuonte drejt pranimit dhe të kuptuarit të drejtë të së kaluarës për të siguruar një të ardhme të shëndoshë.
Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.