Konteksti Podcast | Teatri

Podkasti Konteksti: Megjithatë, teatri mbahet

Nga - 26.12.2020

Podkast nga K2.0

Teatrin e ka braktisur vëmendja e institucioneve, por jo artistët e tij. Ata vazhdojnë t’i mbajnë të gjalla skenat e vogla të teatrove, që janë të pakta. Skenat që herë i merr uji, herë iu sillet përreth politika e herë-herë i ftohti nga moti i lig. 

Teatri që është politik, por jo i politikës. Ai është bërë i qëndrueshëm e rezistent, ndaj ujit, ndaj partive, ndaj të ftohtit, e madje-madje ndaj një pandemie, pikërisht se për teatrin në Kosovë mundimet nuk janë lindur tash por janë trashëguar ndër vite, e përballja me to është bërë e zakontë. Përpjekja për mbijetesë është e zakontë, prandaj për aktorët, punonjësit e teatrit, dramaturgët, regjisorët, konstumografët e të angazhuarit e tjerë nuk ka sfidë të pazakontë. 

Megjithatë, teatri mbahet. E mban solidariteti midis komunitetit artistik, që ani pse jo rrallë i fragmentuar, di të bashkohet, di të flasë zëshëm. Sepse sfidat janë të zakonta, por nuk janë të pranueshme e as të pranuara — nuk janë të mirëqena, por të sfiduara.

Me Adrian Morinën, aktor dhe ushtrues i detyrës së drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Jeton Neziraj, dramaturg dhe drejtor i Qendrës Multimedia, në këtë episod, midis shakave që thumbojnë e seriozitetit që thërret për ndryshim, flasim për teatrin në Kosovë.

Autore: Aulonë Kadriu / K2.0
Të ftuar:
Adrian Morina, aktor, regjisor, u.d. drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës
Jeton Neziraj, dramaturg, drejtor i Qendrës Multimedia
Miksimi i zërit: Studio 11.
Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.
Produksioni: Dibran Sejdiu / K2.0

 

Ky publikim është pjesë e projektit Human Rightivism, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) nëpërmjet Programit të saj Human Rightivism. Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).