Konteksti Podcast | Ekonomia

Podkasti Konteksti: Rimëkëmbje?

Nga - 19.12.2020

Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike iu dha drita e gjelbër në Kuvend. Por cili do të jetë ndikimi i tij për kosovarët?

Miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje mori gjashtë muaj për t’u miratuar, meqë partnerët e koalicionit nuk arrinin t’i siguronin votat për kalimin e tij. Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës nga opozita e votoi këtë ligj vetëm pasi u plotësuan kushtet e tyre për ndryshim të neneve të caktuara. Edhe pse më në fund u miratua, kritikat e ekspertëve të ekonomisë dhe atyre të politikave publike nuk tingëllojnë shumë shpresëdhënëse.

Çfarë ishte puna e vonesave dhe shtyrjeve të miratimit dhe cilat janë kritikat për përmbajtjen e ligjit? A do të ketë ligji efekt? Cilat shtresa shoqërore përfitojnë, cilat përjashtohen dhe cilët sektorë ekonomikë favorizohen nga mbështetja ekonomike e Qeverisë? Këto janë vetëm disa prej çështjeve që do t’i shtjellojmë në bisedën e realizuar nga gazetari i K2.0 – Ngadhnjim Avdyli.

Prezantues: Ngadhnjim Avdyli.
Të ftuar: Artan Mustafa (ligjërues i politikave sociale) dhe Blend Hyseni (hulumtues i lartë në Institutin GAP).
Miksimi i zërit: Studio 11. 
Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.
Produksioni: Dibran Sejdiu / K2.0.

 

 

 

 

 


Ky podkast është realizuar në kuadër të projektit ‘’Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian.