A je entuziast/e i/e gazetarisë së pavarur? A ke njohuri të konsiderueshme për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit? A ke përvojë në redaktim?
Jemi në kërkim të një redaktori/eje në gjuhën angleze për t’iu bashkuar redaksisë sonë teksa përpiqemi që të forcojmë tutje gazetarinë tonë të guximshme e të njohur me çmime të rëndësishme në mbarë botën.
Personi që duam ta punësojmë do të përkushtohet në thellimin e të kuptuarit të aktualitetit dhe çështjeve politike, sociale dhe kulturore në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Ky person duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë konstruktive me gazetarët/et dhe kontribuuesit/et tanë/ona në zhvillimin e ideve të reja për mbulimin gazetaresk të një game të gjerë çështjesh, nga konceptimi, redaktimi dhe përfundimi i çdo hollësie deri tek botimi. Redaktori/ja do të ketë po ashtu rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave tona redaktoriale.
Si redaktor/e i/e K2.0, jo vetëm që duhet ta kuptoni dhe të përçoni pamjen më të gjerë të rrëfimit, por gjithashtu duhet t’u kushtoni rëndësi detajeve, si dhe ta zotëroni shkëlqyeshëm gjuhën angleze në të shkruar.
Kjo është mundësi e jashtëzakonshme për dikë që dëshiron të jetë pjesë e gazetarisë përparimtare cilësore në rajon.
Detajet kyçe:
Pozita: Redaktor/e
Orari: 40 orë në javë
Vendndodhja: Prishtinë
Afati i aplikimit: 17 shtator 2023
Data e fillimit: Tetor 2023 (e negociueshme)
Përgjegjësitë përfshijnë:
-Mbikqyrjen e cilësisë së përmbajtjeve redaktoriale, të prodhuara në gjuhën angleze, në përputhje me vizionin redaktorial të K2.0 dhe udhëzimet e brendshme të stilit, nën mbikëqyrjen e redaktores menaxhuese;
-Përcjelljen e zhvillimeve të vazhdueshme në Kosovë dhe rajon, si dhe identifikimin dhe zhvillimin e temave për mbulim, duke propozuar ide për përmbajtje në cilësinë e redaktorit/es dhe punën me autorë/e ose kontribuues/e për përmbajtje të caktuara;
-Redaktimin e përmbajtjes deri në fazën përfundimtare me përqendrim të veçantë në artikujt më të gjatë, rrëfimet dhe artikujt e seksionit “n’thelb”, duke përfshirë kontrollimin e e hollësishëm të fakteve, strukturës dhe lektorimin e artikujve;
-Të kontribuojë si autor/e dhe prodhues/e i/e përmbajtjes;
-Mbikqyrjen e cilësisë dhe performancës së lektores në gjuhën angleze;
-Kontribuimin në tekste dhe redaktime në gjuhën angleze për përshkrimet e postimeve në rrjete sociale;
-Të ndihmojë në mbikëqyrjen/redaktimin e gjuhës angleze për nevojat e organizatës;
-Të ndihmojë në zhvillimin e dhe të jetë pjesë aaktive e ngjarjeve publike të K2.0.
Kandidati/ja ideal/e për këtë rol duhet të jetë:
-Mirë i/e informuar për aktualitetet dhe çështjet në Kosovë (dhe më gjerë në rajon);
-I/E aftë për t’i përfunduar punët në kohë dhe për t’i menaxhuar të tjerët duke u ndihmuar në përmbushjen e afateve të tyre;
-Të ketë vetë-iniciativë dhe të jetë entuziast/e e gazetarisë së pavarur dhe cilësore;
-Të ketë karakter dinamik, të mirëorganizuar, me shkathësi për t’i dhënë përparësi në mënyrë efektive ngarkesës së punës;
-I/e dhënë pas detajeve dhe saktësive;
-I/e aftë për të dëshmuar aftësi të shkëlqyera gjykimi dhe vendimmarrëse;
-Komunikues/e i/e shkëlqyer;
-I/e aftë për punë fleksibile dhe i/e adaptueshëm/e, ta tolerojë stresin dhe të punojë me efikasitet;
-Shumë profesional/e në çdo kohë kur përfaqëson K2.0.
Aftësitë/përvoja që po kërkojmë:
-Së paku tri vjet përvojë në redaktimin e teksteve gazetareske në gjuhën angleze; Përvoja e punës me gazetari multimediale (video, audio, podcast, etj.) është përparësi;
-Diplomë Bachelor/Master në gazetari, shkenca humane, shkenca sociale, gjuhë dhe letërsi angleze (ose të ngjashme, fusha përkatëse);
-Gjuhët: Rrjedhshmëria në nivelin amtar në anglishten e shkruar dhe të folur është thelbësore. Njohja e gjuhës shqipe dhe/ose e gjuhëve të tjera të rajonit është përparësi;
Për të aplikuar, ju lutemi klikoni këtu deri më 17 shtator 2023, duke përfshirë:
- C.V.;
- Letër motivimi;
- Dy shembuj të punës autoriale gazetareske;
- Emri dhe informacioni i kontaktit të dy personave që mund të ofrojnë referenca profesionale, të cilët/at mund t’i kontaaktojë K2.0.
Të gjithë aplikuesit/et do të njoftohen lidhur me procesin e përzgjedhjes.