Jemi duke këruar studentë ose persona të sapodiplomuar të cilët janë pasionant për ide inovative dhe kanë interesim për gazetari civile, blogging dhe zhvillim të debatit me temat më të diskutueshme në Kosovë.
Si praktikant/e, do të keni mundësi t’i shihni të gjitha aktivitetet e K2.0, dhe të kontribuoni me raportim në teren, shkrime, hulumtime, fotografi, rrjete sociale dhe më shumë. Do të jeni pjesëmarrës aktiv në takimet tona javore të redaksisë, dhe do të jeni pjesë e të gjitha evenimenteve të organizuara nga Kosovo 2.0.
Duhet të jeni proaktiv dhe vetëiniciator – edhe pse do të mbështeteni nga redaktori dhe gjithë ekipi, do të punoni në mjedis shumë të ngarkuar medial, dhe nuk do të jetë gjithmonë dikush që do t’u jep detyra të caktuara.
Nëse doni të jeni pjesë e një ekipi dinamik që merr pjesë në zhvillimin e bisedës kombëtare, dërgoni një email në [email protected] me subjekt “Aplikim për Praktikë”, dhe shkruani shkurt se pse keni dëshirë të bëheni praktikant/e i/e K2.0. Duhet të bashkangjitni gjithashtu një kopje të CV-së dhe një mostra të shkrimeve të juaja; mostrat mund të jenë në anglisht, shqip ose serbisht, dhe mund të jenë artikuj gazetaresk, blogs, shkrime kreative ose punime akademike.
Presim me ëndje që të dëgjojmë prej juve.
Hollësitë
Kërkesat gjuhësore: Anglisht, plus Shqip ose Serbisht.
Vendi: Zyret e K2.0 në Prishtinë
Data fillestare: tetor 2017
Kohëzgjatja e praktikës: Gjashtë javë (minimum)
Afati i fundit për aplikim: E diel, 24 shtator, 2017K