Që nga viti 2018, Arjeta Gashi udhëheq Shoqatën e Prindërve të Ndarë, e cila ndihmon nënat vetushqyese në Kosovë.
Sfidat dhe vështirësitë në të cilat Arjeta hasi pas divorcit, e frymëzuan që ta themelojë organizatën që deri sot u ka ndihmuar më shumë se 360 nënave vetushqyese në Kosovë. Shumë prej tyre janë mbështetur me grante për t’i nisur bizneset e veta dhe të pavarësohen financiarisht.
Ndiqeni rrugëtimin dhe punën frymëzuese të Arjetës në këtë mini-dokumentar të K2.0.