Në thelb

Pranë nënave vetushqyese

Nga - 28.12.2023

Rrugëtimi frymëzues i Arjeta Gashit.

Që nga viti 2018, Arjeta Gashi udhëheq Shoqatën e Prindërve të Ndarë, e cila ndihmon nënat vetushqyese në Kosovë. 

Sfidat dhe vështirësitë në të cilat Arjeta hasi pas divorcit, e frymëzuan që ta themelojë organizatën që deri sot u ka ndihmuar më shumë se 360 nënave vetushqyese në Kosovë. Shumë prej tyre janë mbështetur me grante për t’i nisur bizneset e veta dhe të pavarësohen financiarisht. 

Ndiqeni rrugëtimin dhe punën frymëzuese të Arjetës në këtë mini-dokumentar të K2.0.

Ky dokumentar i shkurtër u realizua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Diversifikimi i zërave në gazetari”. Përmbajtja e dokumentarit është përgjegjësi vetëm e Kosovo 2.0 dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Pse kjo klauzolë?