
Prezantimi i barazisë gjinore në bordet publike të Kosovës
Qeveria e Kurtit njofton se bordet e ndërmarrjeve publike duhet të përbëhen nga 50% gra.
Pavarësisht se gratë mesatarisht kanë nivel më të lartë të arsimit, vetëm 14.4% e grave janë në fuqinë punëtore në Kosovë, krahasuar me 46.2% të burrave.
Qeveria po synon ta rrisë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore në 20% deri në vitin 2024.

Foto: Nga arkivi i Saranda Barutit.
Baruti është nënë e dy fëmijëve nën moshën pesë vjeç. Burri i saj zotëron një biznes dhe gjithashtu punon me orar të plotë, kështu që të qenit në gjendje ta lërë punën herët për t’i marrë fëmijët e saj nga kopshti është e rëndësishme për të. Baruti gjithashtu tha se ishte e kënaqur me mënyrën se si u trajtua në kompani gjatë të dy shtatzënive të saj.Politikat si orari fleksibil, kujdesi për fëmijët në punë, pushimi i lehonisë dhe atësisë ndihmojnë në mbajtjen e grave të punësuara. Por këto shpesh nuk zbatohen si duhet në ndërmarrjet në Kosovë, as publike dhe as private.Qeveria Kurti bëri fushatë për rishikimin e ligjit për pushimin e lehonisë dhe tani është në proces për ta bërë këtë. Plani, sipas Kelmendit, është që të shtohet pushimi i atësisë dhe të sigurohet paga minimale prej 250 euro në muaj për gjashtë muaj për të gjitha nënat e reja që janë të papuna.
Deri më tani, 21% e njerëzve që janë emëruar nga qeveria Kurti janë gra.

Bronwyn Jones
Bronwyn Jones është ish Redaktore e K2.0. Ajo ka kryer studimet master në degën Media dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në New School University në Nju Jork.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.