Kosovo 2.0 dhe Qendra për Liri dhe Barazi, në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës Pride Photo Award, të martën, më 21 nëntor, prej orës 17:30, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës.
Pride Photo Award është garë ndërkombëtare dhe e përvjetshme e fotografisë. Fokusohet në diversitetin seksual dhe identitetin gjinor, e tani po e viziton Prishtinën për herë të parë pas paraqitjes në Amsterdam, Bolonjë, Xhakartë, San Francisko dhe Tiranë.
Çdo vit, fotografë nga e gjithë bota ftohen për t’i ndarë fotografitë e tyre më kreative, më sfiduese dhe më jostereotipike për gjininë dhe seksualitetin. Një juri ndërkombëtare e ekspertëve i ka zgjedhur punimet më të mira për këtë ekspozitë, prej 3,600 aplikimeve nga 398 fotografë të 70 kombësive të ndryshme.
Ekspozita do të jetë e hapur në Prishtinë deri më 30 nëntor, 2017. Mos e leni me ju ikë!
Më shumë për Pride Photo Award:
Fondacioni Pride Photo Award, i themeluar në vitin 2010, është i bazuar në Amsterdam dhe është nismë e COC Amsterdam, IHLIA dhe Homo Monument Foundation. Mbështetet dhe këshillohet nga muzeu i fotografisë Foam dhe ëorld Press Photo.
Juria e vitit 2016 ishte e përbërë nga:
Ayperi Karabuda Ecer, Suedi / Turqi | Foto redaktore dhe stratege; ish-Nënkryetare për Fotografi në Reuters dhe Kryeredaktore në Magnum Photos
Susan Bright, Mbretëri e Bashkuar | Kuratore e pavarur dhe autore
Hideko Kataoka, Japan | Drejtoreshë e Fotografisë në Newsweek Japan
Sunil Gupta, Indi | Fotograf
John Fleetwood, Afrikë e Jugut | Drejtor i PHOTO: platformë në Johannesburg
Më shumë informata në: www.pridephotoaward.org
Ilustrimi K2.0.