Blogbox | BlogCall

Pse po rrin në Kosovë? Pse jo?

Nga - 02.03.2023

Njerëz t’lapsit, e kemi një thirrje për ju. Shkruani për K2.0. Botoni në K2.0.

Diçka për t’cilën t’kish me t’marrë malli. Diçka për t’cilën e kishe kthy krytë mbrapa. Të vërshuar prej lajmeve për të rinjtë e të rejat që duan të largohen prej vendit, duam ta ndërrojmë pak kahjen e diskutimit e të flasim për diçka tjetër. Diçka që sikur është fshi prej lajmeve.

Na dërgo rrëfimin tënd: Çka të mban këtu? Pse po rrin në Kosovë?  Një rrëfim për shtëpinë. Për punën, shoqërinë, shpresën e dashurinë. 

Nëse nuk je në Kosovë, kjo thirrje është edhe për ty. 

Na dërgo rrëfimin tënd për diçka që të mungon? Diçka që t’kish bo me u kthy pa mendu dy herë. Nëse sistemi i arsimit ish fuqizu..nëse e kishe pasë pagën ma të lartë…nëse e ardhmja do t’ishte më premtuese…çkado që t’kish frymëzu.

Na shkruani. Mbase ju shkojnë nëpër mend ditët e verës kur sheshet mbushen plot. Shoqëritë e afërta që nisën në klasë të parë e s’mbaruan kurrë. Ushqimi me të cilin je mësuar. Natyra e malet e larta. Shkollat. Vendi yt i punës. Rrugët. Solidariteti midis njerëzve. Kafja e famshme…çkado që juve ju mban këtu, çkado që ju s’e keni gjetë tjetërkund. 

Duam të gjurmojmë bashkë në reflektime, kujtime e çaste që i mbajmë afër shpirtit. 

Na e dërgo rrëfimin tënd –– shkruaj në 800 deri 1,200 fjalë qoftë në gjuhën shqipe, angleze apo boshnjake/kroate/serbe –– deri të premten, 7 prill në [email protected] dhe ne do t’ju tregojmë për hapat tjerë.

Mezi presim të redaktojmë bashkë me zëra të rinj dhe jo domosdo duhet të jeni shkrimtar/e apo gazetar/e. Ndaje rrëfimin tënd me ne dhe me lexuesit/et tanë/tona në Kosovë, Ballkan e përtej.

Imazhi i ballinës: Dina Hajrullahu / K2.0

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Diversifikimi i zërave në gazetari”. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e Kosovo 2.0 dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Pse kjo klauzolë?

  • 10 Mar 2023 - 17:21 | Miranda:

    Sepse kam prinderit gjslle, dua te kaloj sa me shume kohe me ta. Kam djalin e vogel, dhe nuk dua te shkoj pa plan jashte. Pasiguria a do te mund te perballoj ritmin e botes evropiane.

  • 06 Mar 2023 - 20:03 | Anisa Suhodolli Mujka:

    Pershendetje, Uroj qe mesazhi im t'ju gjeje shendosh e mire. Kam nji pyetje rreth (nese mund ta quaj) projektit "Pse po rrin n'Kosove? Pse jo?" Subjekti tek emaili qe do te dergohet me shkrimin per temen, si duhet t'jete? Shkrimin ta dergojme si word doc, pdf apo thjeshte email pa attach? Ju falenderoj shume Anisa

  • 03 Mar 2023 - 13:28 | Safete Graiçevci:

    PSE PO RRIN NË KOSOVË? PSE JO?, keni kerkuar qe vetem zerat e rinj te shkruajne, apo munden edhe ma te vjetrit? Faleminderit!

KOMENTO