S`fundmi | Lokomotiva

Punëtori: Metodat e hulumtimit, shkrimi dhe publikimi

Nga - 20.08.2021

Regjistrohu deri më 2 shtator 2021.

Kosovo 2.0 ju fton të regjistroheni në punëtorinë për të zhvilluar aftësitë tuaja të shkrimit kreativ dhe hulumtimit, në kuadër të programit Lokomotiva 2.0, të financuar nga Prince Claus Fund. 

Punëtoria “Metodat e hulumtimit, shkrimi dhe publikimi” do të mbahet më 7 dhe 8 shtator 2021 prej orës 10:00 deri në 15:00, në K2.0. Afati i aplikimit është më 2 shtator 2021.

Në këtë punëtori, ndër tjera, do të keni mundësinë të mësoni se çka është hulumtimi, për tema të ndryshme shoqërore për t’u hulumtuar, cilat janë metodat e hulumtimit, si aplikohen këto metoda, si identifikohen burimet dhe si citohen ato.

Në ditën e parë (7 shtator) do të mësoni për themelet e shkrimit kreativ, tregimeve, rrëfenjave dhe zhanreve letrare. Pjesëmarrësit do ta zgjedhin një zhanër dhe do ta punojnë një shkrim të shkurtër letrar. Kjo detyrë do t’u caktohet në ditën e parë dhe duhet të kryhet deri në ditën e dytë të punëtorisë.

Gjatë ditës së dytë (8 shtator), pjesëmarrësit do të diskutojnë për shembuj të mirë të fillimeve të librave, tregimeve apo eseve. Më pas do t’i krahasojnë ato me shkrimet e tyre. Do të diskutohen edhe disa teknika të redaktimit e më pas do të ndajnë ide me njëri-tjetrin për projekte të ardhshme, duke u fokusuar posaçërisht në temat e gjinisë, etnisë, racës dhe religjionit. Nëpërmjet kësaj punëtorie do të shtrohet themeli për punët që pjesëmarrësit do t’i kryejnë në të ardhmen.

Gazetarët e rinj, hulumtuesit, aktivistët dhe individët e tjerë të interesuar ta shprehin veten nëpërmjet shkrimeve të publikuara, i ftojmë të aplikojnë në këtë punëtori që do të drejtohet nga shkrimtari Artrit Bytyçi dhe psikologja Adea Kondirolli.

Punëtoria do të mbahet në hapësirën për ngjarje në zyret e Kosovo 2.0 (Rruga Ferat Dragaj nr 25 | prapa Furrës Qerimi 1, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë).  

Për ata që kanë nevojë do të sigurohet përkthim në anglisht dhe serbisht.

 

 

Aplikuesit do të njoftohen përmes email-it rreth statusit të aplikimit të tyre. Afati i fundit për regjistrim është më 2 shtator 2021.

Pjesa e punëtorisë për Shkrim dhe Publikim është zhvilluar në bashkëpunim me StoryLab.

Lokomotiva 2.0 mbështetet nga Fondi Prince Claus.

  • 01 Sep 2021 - 17:01 | Fiona:

    Asgje🤣

  • 25 Aug 2021 - 20:24 | Diamont:

    Shkrimi nuk ka zë po tingllon ne koken e secilit ,nje bote qe shkronjat hapit syt e secilit dhe mundsoj te shohim at qfar nuk shihet por egziston ...kanqsi e veqant do ishte te isha pjes e ekipit

  • 22 Aug 2021 - 21:04 | Blerina:

    Të bëhem,njera nder më të mirat qe di ta shkruaj ne baz te nje hulumtimi me specifik,te kerkuar ndaj vet personit në fjalë,dhe të kem autoritet te lart zyrtar të seciles qeshtje qe evakuon nga njera anë tek tjetra.

  • 22 Aug 2021 - 19:35 | linda nebiu:

    do te doja te merja pjes ne kete hulumtim

  • 22 Aug 2021 - 17:13 | Fjolla:

    Përshendetje, Jam 17 vjeçare nga Prishtina. Punëtori dhe mundësi të tilla i pres me shumë kënaqësi e padurim, sidomos kur bëhet fjalë për pasionin tim, shkrimin. Do të isha jashtëzakonisht e kënaqur të jem pjesë e punëtorisë.

KOMENTO