S`fundmi | Shëndetësia

PUNËTORI: SHËNDETI KA RËNDËSI

Nga - 18.05.2022

REGJISTROHUNI TANI!

Më 25-26 maj, Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP ju ftojnë t’i bashkoheni punëtorisë se si të hulumtoni dhe shkruani në çështjet që lidhen me shëndetin. Kjo punëtori është pjesë e një serie më të gjerë të punëtorive, organizuar në kuadër të projektit që financohet nga Bashkimi Evropian “Inovacioni për media të qëndrueshme dhe angazhim qytetar”.

Pse shëndeti?

Me shumë vende në mbarë botën që po lëvizin drejt lehtësimit të masave të COVID-19, duket se epokës së kësaj pandemie po i vjen fundi. Megjithatë, mësimet e marra nga kjo kohë do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme pasi që duket se po i kthehemi “normalitetit” tonë të mëparshëm. Një prej mësimeve më të rëndësishme është se si COVID-19 shpërfaqi dobësitë e sistemeve tona të kujdesit shëndetësor. Këtu e pamë edhe një herë sa fushë e rëndësishme është shëndeti dhe se ai duhet vazhduar të mbahet nën llupë.

Si të vazhdojmë të raportojmë për çështjet që lidhen me shëndetin “post”- pandemi? Dhe pse duhet ta bëjmë këtë? Cilat defekte në sistemin e kujdesit shëndetësor duhet të hulumtohen më shumë dhe si t’i hulumtojmë ato? Me pandeminë që na tregon se ka nivele të ndryshme të qasjes në kujdesin cilësor shëndetësor, si mund ta dimë nëse të varfërit dhe grupet e margjinalizuara arrijnë të kenë qasje edhe në lloje të tjera të trajtimit?

Rreth punëtorisë

Ftojmë gazetarë/e të rinj/reja, hulumtues/e, aktivistë/e dhe individë të interesuar, të cilët dëshirojnë t’i zhvillojnë apo përmirësojnë aftësitë e tyre hulumtuese dhe ato të të shkruarit rreth shëndetit dhe sistemit të kujdesit shëndetësor, të na bashkohen në punëtori.

Punëtoria do të mbahet në datat 25-26 maj, nga ora 10.00 deri në ora 16.00 (me 1 orë pushim dreke) dhe do të drejtohet nga:

  • Ilir Hoxha, MD nga Universiteti i Prishtinës, MS në Menaxhimin e Sistemeve Shëndetësore nga London School of Hygiene and Tropical Medicine, PhD në Shëndet Publik në Universitetin e Bernës dhe Anëtar Bordi i TOKA;
  • Behare Bajraktari, gazetare në transmetuesin publik Radio Televizioni i Kosovës (RTK).

Përkthimi në anglisht dhe serbisht do t’u sigurohet atyre që kanë nevojë. Dreka do të ofrohet gjatë pushimit.

Punëtoria do të mbahen në Hub 2.0 (adresa: rruga “Ferat Dragaj”, nr. 25, Bregu i Diellit, Prishtinë).

 

Procesi i regjistrimit

Ju lutemi klikoni këtu për t’u regjistruar në punëtori.

Gjithsej 25 persona do të përzgjidhen për të marrë pjesë në punëtori. Do t’ju njoftojmë të gjithëve për statusin e aplikimit përmes emailit. Afati i fundit për regjistrim është 22 maj 2022.

Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Inovacioni për media të qëndrueshme dhe angazhim qytetar” financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i implementuar nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP

Pse kjo klauzolë?