S`fundmi

Pyetësor: Si ishte përvoja juaj me skemën “Super Puna”?

Nga - 25.08.2025

Pyetësor për përfituesit e skemës “Super Puna”.

Ky pyetësor është pjesë e një hulumtimi gazetaresk të Kosovo 2.0 që synon të kuptojë më mirë përvojat e të rinjve që janë punësuar përmes skemës qeveritare “Super Puna”.

Përgjigjet tuaja do të ndihmojnë në ndriçimin e aspekteve të rëndësishme si: cilësia e punësimit, zbatimi i Ligjit të Punës, niveli i pagesës, vijueshmëria e kontratës pas përfundimit të subvencionit dhe sfidat eventuale që mund të keni hasur.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime të hulumtimit. Pyetësori jua mundëson që ta plotësoni atë në mënyrë anonime, pra pa dhënë emrin dhe mbiemrin tuaj. Pyetësori nuk mbledh të dhëna mbi adresën tuaj IP apo ndonjë informacion tjetër që mund t’ju identifikojë.

Ju falemnderit për kohën tuaj.