Në thelb | Ambienti

Pyjet e Kosovës po vdesin më shpejt nga se e dinim

Nga - 13.12.2021

Si t’i shpëtojmë?

Hulumtimi i ri i bazuar në imazhet satelitore tregon se gjatë 20 viteve të fundit Kosova ka humbur 7618 hektarë pyje. Kjo është e barabartë me humbjen e një fushe e gjysmë futbolli në vlerë pyjore, çdo ditë që nga viti 2000. Megjithëse gati gjysma e vendit është e mbuluar me pyje, ekologët paralajmërojnë se nëse shkalla aktuale e shpyllëzimit vazhdon, deri në vitin 2035 pyjet e mbetura të vendit do të jenë rrezikshëm të pashëndetshme. Prerja e paligjshme është rreziku kryesor i pyjeve në vend, por zjarret dhe keqmenaxhimi i pyjeve gjithashtu nuk ndihmojnë.

Koha për pyjet e Kosovës është thelbësore dhe disa po ndërmarrin veprime. Agjencia Pyjore e Kosovës po punon për centralizimin e praktikave të menaxhimit të pyjeve dhe rritjen e monitorimit për t’i reduktuar prerjet ilegale. Fushata e fundit e grupi mjedisor Sustainability Leadership Kosova, #MoseMerrMalin, po synon t’i bashkojë njerëzit në luftën kundër shpyllëzimit. Çka tjetër po bëhet dhe a do të mjaftojë?

Shikojeni video-shpjeguesin e K2.0 për të mësuar më shumë.

 

Ky publikim është pjesë e projektit Human Rightivism, i cili financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) nëpërmjet Programit të saj Human Rightivism. Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë publikim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA).