Dhjetë vjet më parë, K2.0 ishte ndër mediet e para qësfidoi fshirjen publike të personave LGBTQ+ në Kosovë dhe mohimin e të drejtave të tyre. Për këtë, ne usulmuam nga një turmë homofobike në ndejën e botimit të numrit të revistës sonë për seksin dhe queerness.
Ne në K2.0 e dimë se aty ku ka njohje ligjore, sociale dhe kulturore të personave LGBTQ+, aty ka edhe demokraci të njëmendtë. Kjo sepse çlirimi queer themelin e ka në të kuptuarit se diversitetit nuk i duhet miratimi nga jashtë për të ekzistuar dhe se kur individët janë të fuqizuar për të marrë vendime për jetën e tyre, nuk çlirohen vetëm njerëzit queer dhe jokonformistët, por e gjithë shoqëria.
Rikthejuni disa prej përmbajtjeve tona rreth LGBTQ+ ndër vite, ku e shprehim qëndrimin se jetët dhe avokimi LBGTQ+ nuk janë as çështje të vogla e as një çështje të pakicave.