S`fundmi | BlogCall

Qysh është jeta studentore sot? Shkruaj për K2.0

Nga - 07.05.2024

Ndaje rrëfimin tënd për jetën studentore sa je ende student/e.

Në Kosovë janë gjithsej 71,948 studentë/e. Brenda tyre fshihen shumëfish më shumë rrëfime — brenga e halle, gëzime e çaste hareje, revolta e kryengritje, anekdota e hajgare, dashuri e shoqëri t’pandashme.

Studentët e studentet, duke qenë grup i madh e kërkues, kanë qenë e janë shpesh fitil që ndezë tutje ndërrime të mëdha e të domosdoshme shoqërore e burim i rrëfimeve të bukura, që s’i dëgjojmë tjetërkund. Gjallëria e saj ka bërë që jeta studentore të jetë e rrënjosur thellë në mënyrën qysh flasim për veten e shoqërinë, për atë se qysh e kujtojmë të kaluarën e edhe qysh e ndërtojmë të tashmen. 

A është jeta studentore si përpara? Po dojmë me i dëgju rrëfimet e juve që jeni ende studentë/e. Ndaje me ne: qysh është jeta studentore sot? 

Cilat janë hallet e studentëve/eve? Qysh janë bibliotekat? Qysh ka qenë me dalë me jetu në një qytet tjetër? Qysh janë kushtet në konvikte? Ndonjë histori për menzën ikonike të studentëve/eve. Ndonjë tregim për kampusin. Për ligjëratat, cilësinë e tyre. Për profesorët/et. Për organizimin politik të studentëve/eve. Për mospajtimet me personelin akademik. Për gjërat që kishe dashtë me i pasë si student/e në Kosovë e s’i ki. Për shoqëritë që kanë nisë në fakultet. Për provimet. Për atë që kishe dashtë me e ndërru në jetën studentore. 

Për gjithçka që don me e nda për jetën studentore, na shkruaj. 

Dërgo një blog prej 900 deri 1,200 fjalë në [email protected] deri më 06.07.2024. Redaksia e K2.0 do të punojë me autorët/et shkrimet e të cilëve/ave përzgjedhen për botim. Me këtë thirrje, K2.0 synon që përmes punës së përbashkët me autorët/et e rinj/reja, t’u ofrojë atyre mentorim, shkathtësi në të shkruar dhe mundësinë që t’u botohen shkrimet në një revistë me lexueshmëri në mbarë botën. Prandaj, autorët/et nuk paguhen për shkrimet e tyre. 

Klikoni këtu për të shikuar shembuj se si duket formati blog.


Imazhi i ballinës: Dina Hajrullahu / K2.0.

Ky aktivitet organizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Diversifikimi i zërave në gazetari”. Përmbajtja është përgjegjësi vetëm e Kosovo 2.0 dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Pse kjo klauzolë?

  • 18 May 2024 - 08:53 | Blertona:

    Kur krahasoj jetën time studentore sot me atë të studentëve të mëparshëm, dallimet janë të shumta dhe të dukshme. Sot, teknologjia është pjesë e pandashme e përvojës sime të përditshme. Me laptopin dhe telefonin tim, kam qasje të menjëhershme në materiale mësimore, burime akademike dhe mund të ndjek ligjërata online. Në të kaluarën, studentët mbështeteshin kryesisht në librat fizikë dhe shënimet nga ligjëratat e mbajtura në klasë. Komunikimi dhe bashkëpunimi janë bërë shumë më të lehta me platforma si emaili, aplikacionet e mesazheve dhe mjetet e punës në grup online. Para disa dekadash, komunikimi kryesisht ndodhte ballë për ballë ose përmes telefonatave, duke e bërë organizimin dhe koordinimin më sfidues. Jeta sociale studentore gjithashtu ka evoluar. Ndërsa më parë aktivitetet sociale dhe organizatat studentore ishin po aq të rëndësishme, sot kemi shumë mundësi të ndërveprojmë virtualisht përmes mediave sociale dhe platformave të tjera online. Kjo ka bërë që të kemi një lidhje më të madhe dhe më të gjerë me studentë nga e gjithë bota. Presioni për të arritur rezultate të larta akademike dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme është gjithmonë i pranishëm, por sot përballja me këtë presion shpesh shoqërohet me stres dhe ankth më të lartë për shkak të konkurrencës së madhe dhe pritshmërive të larta. Në të kaluarën, presionet ekzistonin gjithashtu, por ndoshta mënyrat e përballjes me to ishin më të ndryshme. Në përgjithësi, ndonëse disa aspekte të jetës studentore kanë mbetur të pandryshuara – si dëshira për të mësuar dhe për t'u rritur profesionalisht – mënyra se si përjetojmë dhe navigojmë këto vite të rëndësishme është transformuar ndjeshëm falë teknologjisë dhe ndryshimeve shoqërore.

  • 17 May 2024 - 13:39 | Syarta berisha:

    Jeta studentore shumë e mir,ligjeratat,banimi ne konvikt e krejt te tjerat jan te mrekullushme qe ne si studiues ta kemi nje jet tmir studentore, veq se jeta ka ndryshuar paksi shumë ne krahasim prej viteve ne vite,është me abnormle,me stresuese

KOMENTO