Blogbox | Art

Reflektim mbi vitin 2021

Nga - 31.12.2021

E veçantë për këtë fundvit: ilustrim nga Arif Muharremi.

Për këtë fundvit, ju sjellim këtë ilustrim të punur enkas për K2.0 nga Arif Muharremi, i cili ka qenë pjesë e kulturës dhe artit përmes punës së tij që nga viti 1999. 

Në kohë të ndryshme, ai i ka përcjellë këto fusha deri në vitin 2006 për të përditshmet “Koha Ditore” dhe “Express”.  Më pas, ai ka vazhduar mbulimin e fushës së kulturës edhe në rubrikën “Kultura” në kuadër të emisionit “Jeta në Kosovë” që u transmetohej në RTK gjatë viteve 2008-2010. Ndërkohë, ai po ashtu ka kontribuar në promovimin e trashëgimisë kulturore e diversitetit kulturor të Kosovës gjatë angazhimit të tij në Këshillin e Evropës gjatë viteve 2010-2016.

Në fillim të dhjetorit 2021, ai publikoi librin e tij “OH!”, i cili, në fjalët e tij, “është kanga e përpjekjeve me ikë nga ky sallon ondulimi.” Libri “OH” është botuar nga kolektivi alternativ Defy Them dhe mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.

Ilustrimi në shqip: Kur të rritem do t’i studioj efektet anësore të “throwbacks” të Facebook-ut në vitin 2019.

Imazhi: Arif Muharremi.