Konteksti Podcast | Personat e pagjetur

Reflektim në thjerrëzat e aparatit të Ferdi Limanit

Nga - 24.06.2020

Ngujimi gjatë muajve të parë të pandemisë ka ndryshuar shumëçka, madje edhe mënyrën se si qytetarët ua japin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre që kanë ndërruar jetë gjatë kësaj kohe. 

Pandemia ka ndryshuar edhe ritualet përkujtimore dhe mbajtjen e zisë të familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë luftës në Kosovë. Muajt e ngujimit përkojnë me datat e ceremonive përkujtimore për masakrat e luftës që janë bërë në stinën e pranverës, duke i kufizuar vizitat te varrezat dhe komplekset memoriale. 

Vetëm para disa ditëve Kosova shënoi 21 vjetorin e çlirimit, kur më 12 qershor 1999 zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, dhe njëkohësisht filloi largimi i forcave serbe. Sot, dokumentimet e fotoreporterëve vazhdojnë të na trazojnë e të na informojnë për kohën e luftës dhe pasojat e saj.

Në këtë episod të podcast-it, gazetarja e K2.0 Dafina Halili bisedon me Ferdi Limanin, një nga fotoreporterët më të njohur në Kosovë e rajon, për t’iu rikthyer bashkë edhe njëherë punës së tij prej momentit kur e shkrepi për herë të parë aparatin — një rrugëtim që pastaj e çoi drejt dokumentimit të rrëfimeve të familjeve që presin të mësojnë për fatin e të dashurve të tyre të pagjetur nga koha e luftës.K

Imazhi i ballinës: Ferdi Limani.

Ky podcast është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përgjegjësia për përmbajtjen e tij i takon vetëm Kosovo 2.0 dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.