S`fundmi | Ambienti

Punëtori: Si të tregohet historia e mjedisit? Hulumtimi dhe shkrimi për mjedisin

Nga - 07.10.2020

Regjistrohu tani!

Më 3 dhe 4 nëntor, Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP ju ftojnë të bashkoheni në punëtorinë e përgatitur për të zhvilluar aftësitë tuaja të hulumtimit dhe shkrimit mbi mjedisin, në kuadër të projektit “Inovacioni për mediat e qëndreshme dhe angazhimin qytetarë”, të financuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. Punëtoria “Si të tregohet historia e mjedisit?” është punëtoria e parë në mesin e një numri punëtorish mbi tema të tjera që do të zhvillohen gjatë implementimit të projektit.

Pse mjedisi?

Gjatë dekadave të fundit, qeveritë, aktivistët, dhe qytetarët në të gjithë botën kanë marrë rol aktiv në adresimin e çështjeve komplekse mjedisore, duke provuar të angazhohen për ta mbajtur mjedisin tonë të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të ardhmen. Rreziku ende vazhdon, pasi llogaritet që deri në vitin 2030 popullsia globale prej 7 miliardë njerëzish do të ketë nevojë për dyfish më shumë burime se sa që mund të ofrojë planeti; edukimi mjedisor mbetet një aspekt i rëndësishëm që duhet të zhvillohet dhe përmirësohet.

Në Kosovë, ndotja e ajrit, kontaminimi nga plumbi, shpyllëzimi joligjor dhe uji i ndotur janë vetëm disa nga problemet mjedisore. Nevoja për ta kuptuar këtë çështje, për të ditur si të hulumtohet dhe hetohet se pse po ndodhin këto probleme, hap rrugën për një gjeneratë konsumatorësh më mirë të informuar, si dhe për vendimmarrës dhe politikëbërës më të mirë në të ardhmen. 

Rreth punëtorisë:

Ftojmë gazetarët e rinj, hulumtuesit, aktivistët dhe individët e interesuar me ide, të cilët mendojnë se kanë nevojë për udhëzime në hulumtim dhe shkrim për mjedisin. Po ashtu, nëse aktualisht punoni apo jeni aktivë në këtë fushë, punëtoria do t’ju sjellë perspektiva të reja me potencialin për ta pasuruar atë që bëni dhe për të rritur ndikimin e punës suaj.

Në ditën e parë të punëtorisë do të fitoni më shumë njohuri mbi qasjen teorike të hulumtimit për mjedisin dhe mbi atë se si të grumbullohen të dhënat e të shkruhen artikuj hulumtues, me ndihmën e trajnerëve tanë:

  • Blend Hyseni — Hulumtues i lartë në Njësinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Social të Institutit GAP
  • Learta Hollaj — Këshilltare për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Partneritet pranë Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa në ditën e dytë të punëtorisë do të mësoni si ta transformoni hulumtimin në artikull gazetaresk dhe të tregoni një rrëfim, me ndihmën e trajnerëve tanë:

  • Dafina Halili — Gazetare dhe redaktore kontribuese në K2.0
  • Jack Butcher — Zëvendës kryeredaktor në K2.0. 

Për shkak të masave të distancimit fizik, kjo punëtori do të organizohet online, përmes Zoom. Përkthimi në gjuhën angleze dhe serbe do të sigurohet përmes thirrjeve në Viber. 

Për t’u regjistruar në punëtori, ju lutemi klikoni këtu. Gjithsej 25 persona do të përzgjedhen për të qenë pjesë e punëtorisë. Aplikuesit e përzgjedhur dhe ata që nuk përzgjedhen do të njoftohen përmes email-it. Afati i fundit për regjistrim është më 27 tetor 2020. K

 

 

 

 

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP. 

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.

  • 21 Oct 2020 - 09:00 | Kaltrina Fejzullahu:

    Pershendetje, Nëse doni të aplikoni në punëtori, ju lutem aplikoni përmes linkut të cilin e keni edhe të integruar në artikullin e mësipërm. Ky është linku: https://forms.gle/EWMjSA4MPxsecbMcA Suksese!

  • 21 Oct 2020 - 09:00 | Kaltrina Fejzullahu:

    Pershendetje, Nëse doni të aplikoni në punëtori, ju lutem aplikoni përmes linkut të cilin e keni edhe të integruar në artikullin e mësipërm. Ky është linku: https://forms.gle/EWMjSA4MPxsecbMcA Suksese!

  • 21 Oct 2020 - 08:59 | Kaltrina Fejzullahu:

    Pershendetje, Nëse doni të aplikoni në punëtori, ju lutem aplikoni përmes linkut të cilin e keni edhe të integruar në artikullin e mësipërm. Ky është linku: https://forms.gle/EWMjSA4MPxsecbMcA Suksese!

  • 21 Oct 2020 - 08:59 | Kaltrina Fejzullahu:

    Pershendetje Arbër, Nëse doni të aplikoni në punëtori, ju lutem aplikoni përmes linkut të cilin e keni edhe të integruar në artikullin e mësipërm. Ky është linku: https://forms.gle/EWMjSA4MPxsecbMcA Suksese!

  • 21 Oct 2020 - 08:58 | Kaltrina Fejzullahu:

    Pershendetje Elizabeta, Nëse doni të aplikoni në punëtori, ju lutem aplikoni përmes linkut të cilin e keni edhe të integruar në artikullin e mësipërm. Ky është linku: https://forms.gle/EWMjSA4MPxsecbMcA Suksese!

  • 20 Oct 2020 - 18:59 | Arbnora:

    Kam shume deshir qe jem pjes edhe une, Pasi qe kam perfundu master Inxhinjere e Mbrojtes së Mjedisit

  • 17 Oct 2020 - 20:51 | Mirlinda:

    Ndjej nevoje dhe deshire te jem pjese e kesaj puntorie, per arsye se deshiroj te mesoj ne hollesi se si munde te beje nje hulumtim rreth mbrojtjes se mjedisit, respektivisht rreth asaj se si si munde te vij deri te nje trajtim i shkarkimeve industriale , para se ato te derdhen ne lumenjte tane, siç ndodh me rastin e termoelektranave , Po ashtu si ta mbrojm ambientin nga lirimi i gazrave dhe grimcave te ndryshme ne te duke analizuar ne hollesi demet qe jane shkaktuar deri me tane ai ne ajer, ujra dhe ne toke nga keta ndotes. Hulumtim per trajtim te ketyre ndotesve dhe mundesisht gjetje e nje zgjidhjeje per menjanim te lirimit te tyre ne hapesira banuese.

  • 17 Oct 2020 - 20:10 | A:

    Hh

  • 17 Oct 2020 - 20:09 | Arbër:

    Mjedisi eshte vete jeta, andaj ne duhet ta ruajm si syt e ballit. Kjo behet permes vedisimit te nxenesve dhe qytetareve ne forma dhe metoda te ndryshme. Projektet rreth mjedisit duhet te perkahen dhe te realizohen me sukses per te miren e pergjithshme. Idet e mija rreth mbrojtjes se mjedisit jane te shumta, disa nga to jane: Vendosja e tabelave per ruajtje te mjedisit. Edukimi rreth ruajtjes se mjedisit. Vendosja e mjeteve bashkekohore per inqizim apo monitorim te vendeve apo bukurive natyrore me vlere te vecant. Krijimi i nje marreveshje dhe bashkepunimi te ngusht me qytetaret per raportim te rasteve ne dem te mjedisit ne kembim te nje dhurate apo shume parash...etj Keto ide dhe ide tjera pergjay rrugetimit tone, mund te jene projektet e se ardhmes te cilat do i kontribojn te mires se pergjithshme dhe mjedisit. Me respekt nga A.P

  • 16 Oct 2020 - 18:57 | Elizabeta Spaqi:

    Të shpëtojmë ambientin natyror para se të jetë vonë!

KOMENTO