S`fundmi | Rinia

RINIA 2020

Nga - 26.07.2020

Çka po blun n’mendje?

Të gjithë po e përjetojmë një kohë të jashtëzakonshme.

Në fillim të vitit 2020, shumë nga ju keni menduar se ky do të jetë viti kur do të merrni vendime dhe do të bëni gjëra që do ta vënë themelin për të ardhmen tuaj. 

Mbase keni menduar çfarë studimesh t’i ndiqni, ose nëse do t’i hyni asaj rruge fare. Ose ndoshta keni vendosur të gjeni punë dhe të bëheni të pavarur. Mbase keni qenë duke shijuar çastet e para të lirisë jashtë shtëpisë së familjes. Ose keni pritur të endeni me shokë tërë verën, të çlodheni në ndonjë pishinë ose në fshat para se ta rrokni timonin e jetës. Ose ndoshta keni gjetur një pasion të ri a një çështje për të cilën keni dashur ta ngritni zërin.

Dhe pastaj pandemia ktheu thuajse çdo gjë përmbys, duke na lënë vetëm kohë (dhe distancë) për t’i menduar rrethanat e tanishme dhe çfarë ndikimi do të kenë në kahjen e së ardhmes tonë personale dhe kolektive.

Mbase jeta siç e njihnim ka ndaluar me pandeminë që na kthyer në flluskat tona personale dhe na ka vështirësuar qasjen në sferën publike. Por shpresat, frikat, frustrimet dhe idetë tona kanë vazhduar — madje shpesh janë vënë në dritë më të qartë.

Duam të dimë për mendimet e juaja rreth çfarëdo gjëje që bluani në kokë, prej ditarit tuaj të koronës deri te politikat globale; prej lagjes suaj deri te lëvizjet botërore; prej çështjeve të identitetit dhe zhvillimit personal deri te ëndrrat dhe aspiratat tuaja për të ardhmen; prej sportit, artit, muzikës, vallëzimit deri te arsimimi, shëndetësia, puna dhe mjedisi.

Mbase ende jemi të distancuar fizikisht në shumë mënyra, por është koha për t’u lidhur rishtazi. Për ne kjo nënkupton ndarjen e mendimeve dhe ideve që do të ndihmojnë për ta çarë një shteg të përbashkët përpara.

Le t’ju dëgjohet zëri për çfarëdo gjëje që është e rëndësishme për ju duke ndarë një bllog me Kosovo 2.0!

Bllogu mund të përmbajë 800 deri në 1500 fjalë. Redaktorët tanë profesionistë do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju udhëzojnë gjatë procesit. Dërgoje blogun apo idenë tënde në info@ktwopointzero.com ose duke na kontaktuar përmes rrjeteve sociale.K

Imazhi i ballinës: K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.