Blogbox | Drejtësi Tranzicionale

Rrëfimi i ndarjes nga kolona

Nga - 03.07.2020

Unë dua të dëgjohem — Episodi 3.

H.A. nuk e ka të lehtë të dalë në publik, nuk e ka të lehtë sa herë që ndeshet me shikimet e njerëzve. Sidomos, nuk e ka të lehtë kur sheh njerëz të uniformuar. Atë ende e mundon krimi i kryer mbi të — një përdhunim që ka zgjatur me orë të tëra nga ushtarë e paramilitarë serbë. Pesë prej tyre i mban mend…

Dëshmitarja që vjen nga një fshat i Kosovës tregon mënyrën se si gratë u ndanë nga civilët e tjerë që po dëboheshin nga shtëpitë, dhe u mbajtën gjatë gjithë natës, duke u përdhunuar disa herë.

Nëna e tre fëmijëve brenda një interviste ka përsëritur tre herë të gjitha detajet e natës më të vështirë të jetës së saj. Nata pas së cilës ajo thotë se ende nuk e kupton se pse po vazhdon të jetojë. 

Përveç dhunimit seksual, dëshmitarja është dhunuar edhe fizikisht. Shumicën e kohës ka qenë e alivanosur. E sa herë ishte këndellur nuk i kishte ndihmuar askush. Përkundrazi, sa herë kishte bërë përpjekje të këndellet, kishte përjetuar britma dhe goditje të njëpasnjëshme nga ushtarët. 

Nuk ka qenë e vetme. Dëshmitarja thotë se e gjithë shtëpia ku është kryer krimi ka qenë e mbushur me gra, me të cilat pastaj është liruar në grup. Tregimin e asaj nate kishte arritur ta mbante të fshehtë për një kohë… Burrit, që gjatë luftës kishte qenë nën uniformën e UÇK-së, iu deshën dy javë që të hiqte dorë nga divorci…

Aktore: Rebeka Qena

Kompozitor: Memli Kelmendi

Dramaturg: Visar Krusha

Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi

“Unë Dua të Dëgjohem” është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.