S`fundmi | Arsimi

Segregim i vazhdueshëm në shkollat e Kosovës

Nga - 27.05.2022

Data: E enjte, më 2 qershor 2022

Koha: 17:30

Vendi: Hub 2.0

Në vitin 2019, një vendim i Gjykatës së Apelit konfirmoi që fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë në mënyrë të paligjshme janë segreguar duke u vendosur në klasa të ndara në shkollën fillore “Mustafa Bakija” në Gjakovë mes viteve 2011 dhe 2013. Një veçim i tillë thuhet të ketë ndodhur edhe në komuna të tjera; në shkollat me numër të konsiderueshëm nxënësish romë, ashkali dhe egjiptianë, këta fëmijë vendosen në klasat të ndara nga bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë.

Por, përkundër ligjeve kundër diskriminimit dhe këtij vendimi të gjykatës, K2.0 dëgjoi tregimet e vazhdueshme të diskriminimit dhe segregimit të vazhdueshëm në klasa. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe anëtarët e komuniteteve të prekura e theksuan veçanërisht segregimin e fëmijëve romë në disa shkolla serbenë Kosovë.

Pas disa muajsh hulumtim, K2.0 i konfirmoi shumë prej tregimeve dhe gjeti se qindra fëmijë romë dhe disa ashkali gjenden të ndarë nga bashkëmoshatarët e tyre jo-romë/jo-ashkali. Forma e ndarjes dallon prej shkollës në shkollë. Ekziston një degë e izoluar e një shkolle një “shkolle fantazmë” në të cilën nxënësit dërgohen me autobusë nga një qytet tjetër dhe me ndërrime të shkollave të ndara etnikisht. Përmes raportimit tonë tregojmë se si efekti dytësor i strukturave paralele të arsimit në Kosovë është ruajtja e ciklit e pabarazive shoqërore të trashëguara për disa nga komunitetet më të cenueshme në Kosovë.

Nga bisedat me mësuesimdhënësit/et, drejtorët/et e shkollave dhe përfaqësuesit/et nga komunat dhe qeveria, duket se nuk ka plane për t’u dhënë fund viteve të segregimit etnik në shkolla.

Pas botimit të artikullit tonë rreth kësaj çështjeje, ju ftojmë të na bashkoheni për një diskutim që të thellohemi edhe më shumë në këtë çështje të rëndësishme.

Diskutimi do të moderohet nga gazetarja e K2.0, Dafina Halili dhe do të na bashkohen:

  • Isak Skenderi, Drejtor i Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve
  • Bashkim Ibishi, Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Advancing Together
  • Dukagjin Pupovci, Zëvëndësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit 

Do të ketë përkthim në gjuhën angleze dhe serbe.

Fotografia: Ferdi Limani / K2.0

 

 

 

Kjo bisedë është organizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit “Qytetarë Angazhohuni”, që realizohet nga Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP. Përmbajtja e kësaj bisede është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Pse kjo klauzolë?