Bashkohuni me ne në Bubble Pub, të martën, më 12 dhjetor, nga ora 19.00, ku do ta shfaqim dokumentarin tonë “Kush jam unë, unë jam kush jam”.
Dokumentari përcjellë jetën e Njomzës, një grua e re nga Gjilani, teksa përshkon jetën në të njëzetat e saj si grua queer. Filmi shtjellon rrugëtimin e saj të zbulimit të vetes dhe përpjekjet e saj për t’i sfiduar stereotipet gjinore në shoqërinë e sotme, midis punës, pasionit për muzikën dhe biznesit të vogël të prodhimit të bizhuterive.
Rrugëtimi i Njomzës nxjerr në pah forcën dhe vendosmërinë qenësore për gratë për të jetuar në mënyrë autentike në botën e sotme. Aty theksohet rëndësia jetike e luftës kundër patriarkatit, homofobisë dhe të gjitha manifestimeve të tjera të diskriminimit.
Pas shfaqjes, do ta mbajmë një diskutim pyetje-përgjigje, me Aulonë Kadriu, gazetare dhe redaktore e lartë në K2.0, protagonisten e dokumentarit, Njomzë Arifi dhe Ilir Hasanajn, regjisor i dokumentarit.
Shfaqja dhe diskutimi do të përcillen me muzikë dhe pije. Mos e humbisni!