S`fundmi | Pajtimi

Shkëlzen Maliqit i ndalohet hyrja në Serbi

Nga - 19.06.2018

Ai po udhëtonte për të marrë pjesë në një diskutim mbi bashkëpunimin kulturor.

Sot, filozofit dhe kritikut të artit Shkëlzen Maliqit iu është ndaluar hyrja në Serbi, në kufirin e Merdarës me Kosovë. Policia kufitare e Serbisë nuk i ofroi informacion apo arsye për veprimin e tyre.

Maliqi po udhëtonte me dramaturgun dhe drejtorin e Qendrës Multimedia Jeton Neziraj dhe kryeredaktoren dhe fotografen e Kosovo 2.0, Besa Luci dhe Majlinda Hoxha. Ata planifikonin të merrnin pjesë në një diskutim me rastin e lansimit të publikimit “20 Vjet Përtej/Preko/Beyond”, që përmbledh një kronologji të 20 viteve të bashkëpunimit kulturor ndërmjet akterëve kulturor nga të dyja shtetet. Publikimi dhe diskutimi implementohen nga Center for Cultural Decontamination bazuar në Beograd dhe Kosovo 2.0, bazuar në Prishtinë.

Pas ndalimit të Maliqit, anëtarët e tjerë të grupit po ashtu vendosën të kthehen në Prishtinë. Ky vendim ishte bazuar në atë se, udhëtimi për në Beograd dhe pjesëmarrja në ngjarje vetëm sa do të kontribuonin në normalizimin e një praktike diskriminuese dhe trajtimi johuman të qytetarëve kosovarë. Për më tepër, rasti shkon kundër frymës së procesit të normalizimit ndërmjet dy shteteve, proces ky që ka dështuar të mbështes një nga parimet fundamentale të tij – lirinë e lëvizjes. K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.