S`fundmi | SHPRESË

SHPRESË — numri i veçantë i shtypur

Nga - 16.07.2020

Si ta bleni kopjen tuaj.

Tash mund ta bleni numrin tonë të veçantë të sapobotuar mbi SHPRESËN.

Numri i Shpresës

Në SHPRESË, ne zhytemi në atë se çfarë do të thotë të mbash shpresë për të ardhmen, reflektojmë për mënyrat si manifestohet shpresa dhe eksplorojmë bashkëveprimin mes shpresës dhe zemërimit — a mishërohet vërtet shpresa vetëm në kohë krizash, kur mënyrat ekzistuese janë të paqarta dhe ndryshimi duket i mundshëm?

Shpresa është thirrje për të vepruar në mënyrë që të rroken padrejtësitë mjedisore që rrezikojnë mirëqenien e të vetmes shtëpi që ndajmë me njëri-tjetrin; për ta sfiduar ngritjen e vazhdueshme të skajit të djathtë, i cili rrezikon të bëhet fashizëm i normalizuar; të shqyrtojmë çfarë lloj e majte mund t’i adresojë padrejtësitë që kanë rrënjë në sistemet neoliberale; dhe për ta synuar diskursin dhe aktivizmin feminist të ndërthurur që po merr trajtë mes bisedave në nivelet lokale dhe globale.

Ajo po ashtu jep hapësirë për shprehjet dhe bisedat kulturore e artistike dhe për ta udhëzuar të kuptuarit dhe të imagjinuarit tonë për atë se çfarë mund të jetë shpresa.

Në fillim të dekadës së re, kur bota duket më e paqartë se kurrë ndonjëherë, numri ynë i veçantë mbi SHPRESËN është kontribut për projektimin e ndryshimit shpresëplotë.

Ky numër është i disponueshëm në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe:

Shqip

  • Prishtinë: Libraritë Dukagjini dhe Buzuku + Gjirafa Mall (të disponueshme tani).
  • Kosovë: Do të njoftoheni së shpejti për pikat e reja të shitjes.
  • Jashtë Kosovës: Na kontaktoni drejtpërdrejt për më shumë informata.

Anglisht

  • Prishtinë: Libraritë Dukagjini dhe Buzuku (të disponueshme tani).
  • Kosovë: Do të njoftoheni së shpejti për pikat e reja të shitjes.
  • Jashtë Kosovës: Na kontaktoni drejtpërdrejt për më shumë informata.

Serbisht

Do të njoftoheni së shpejti për pikat e shitjes — na kontaktoni drejtpërdrejt për më shumë informata.K

Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.