Një vështrim brenda shtëpive të sportit në Kosovë, historisë dhe së ardhmës së tyre.
Nga Atdhe Mulla, Jack Robinson - 16.03.2017Këto janë shtëpitë e sportit të Kosovës. Ato janë shpesh vende modeste. Mospërfillja e investimeve e kanë lënë infrastrukturën e sportit të Kosovës për gati dy dekada në një gjendje shpesh të improvizuar. Sportistët e Kosovës shpeshëherë janë stërvitur larg rrethanave ideale; tifozët e tyre është dashur që në mënyrë të guxishme ti pranojnë këto rrethana për të përkrahur klubet e tyre.
Por përkundër kësaj, disa vende mbeten të veçanta. Vende ku janë krijuar kampionë, madje kampionë olimpik; vite të kujtimeve historike të sportit janë të vendosura aty brenda; minutat e fitoreve të fundit të kampionateve; fitoret e derbive e rekordet e thyera. Sporti i Kosovës nuk ka pritur, edhe pse shtëpitë e tij nuk janë rinovuar për një kohë.
Por peisazhi ka filluar të ndryshojë. Investimet infrastrukturore nga Departamenti i Sporit në Qeveri janë duke u rritur. Dhe kjo mund të jetë ndër herët e fundit që e shohim sportin kosovar si në gjendjen e para njohjeve, para se çdo gjë të ndryshojë. Periudha tranzitore veç se ka filluar, dhe mund të jetë një udhëtim me gunga.
Rogana, Kamenicë.
Pjesa e brendshme e ndërtesës ku përfaqësuesit olimpik dhe mbajtësit e rekordeve kombëtare të Kosovës, Vijona Kryeziu dhe Musa Hajdari stërviten gjatë dimrit. Gjatë muajve të verës ata përgatiten pranë maleve.
sq

Salla e sportit Minatori, Mitrovica.
Salla ishte hapur në vitin 1979 dhe është prototip i sallave sportive Jugosllave; ky është dizajni i njëjtë në të gjitha sallat në Kosovë. Ajo është bërë shtëpia e ekipit kombëtar të basketbollit të Kosovës dhe priti të gjitha ndeshjet e saj kualifikuese për Eurobasket 2017.

Klubi i Xhudos Ippon, Pejë.
Ky është 'tatami' në të cilin kampionja e artë olimpike Majlinda Kelmendi u farkua. Në 2017-ën ekipi i Xhudos që lindi në këtë sallë kishte 124 medalje të fituara në gara të ndryshme, të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, prej tyre 56 të arta.

Në kërkim të një shtëpie për futbollin
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ishte pranuar në UEFA në maj të vitit 2016. Menjëherë pas kësaj ekipi kombëtar u rangua në grupin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror FIFA 2018, me ndeshje të nisura qysh në shtator 2016.
Megjithatë, ekipi ka për të gjetur akoma një vend që mund të quaj shtëpi.
Dy ndeshjet e para miqësore të FIFA-s ishin luajtur në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, mbrapa në 2014-ën, derisa ndeshje të tjera miqësore janë luajtur në Prishtinë, Gjenevë dhe Frankfurt. Ndeshja e parë vendore si pjesë e kualifikimeve në kampionatin botëror ishte luajtur në Shkodër të Shqipërisë, derisa ndeshjet e ardhshme, ajo e marsit me Islandën dhe e qershorit me Turqinë, po ashtu janë planifikuar të mbahen atje.
Vlera të mëdha të buxhetit nga departamenti i sportit janë në vënë në dispozicion për renovimin e dy stadiumeve, Adem Jashari në Mitrovicë dhe stadiumi i qytetit në Prishtinë, edhe pse asnjëra nuk do të jetë shtëpia finale e kombëtares së futbollit të Kosovës. Në vitin 2016, qeveria bëri të ditura planet për ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar për të cilin do të shpenzohen 23 milionë euro të parave publike.
Çështjet e licencimit i kanë penguar klubet lokale të Kosovës të marrin pjesë në garat e UEFA-s në sezonin 2016/17. FFK-ja njoftoi në shkurt të 2017-ës se garat e UEFA-s gjatë sezonit 2017/18 do të zhvillohen në stadiumin Adem Jashari, por një muaj më vonë, një vizitë inspektuese e UEFA- s kishte rezultuar me pakënaqësi me gjendjen e saj. Ekziston frika se ekipet e Kosovës mund të humbasin përsëri mundësinë që të garojnë në UEFA, për shkak të mungesës së infrastrukturës së duhur.
Stadiumi Rexhep Rexhepi, Drenas.
Shtëpia e kampionëve aktual të Supër Ligës së Kosovës FC Ferronikeli. Stadiumi është emëruar sipas një ish-kapiteni të klubit, i qëlluar 20 herë nga policia serbe më 12 shkurt të 1999-ës. Pesëqind mijë euro janë ndarë nga departamenti i sportit për të renovuar këtë stadium.

Stadiumi Adem Jashari, Mitrovica.
Mbi një milionë euro janë buxhetuar nga qeveria për të renovuar këtë stadium që nga viti 2013; shtoja kësaj një buxhet tjetër prej 1.62 milionë euro për periudhën 2017-2019.

Stadiumi i qytetit, Prishtinë.
Afro 2.7 milionë euro të parave publike janë shpenzuar për të renovuar këtë stadium, me qëllimin që të kompletohej me kohë kur Kosova të jetë nikoqire e lojës kualifikuese për Kampionatin Botëror me Turqinë që pritet të mbahet në qershor. Megjithatë kjo ka mbetur mbrapa me agjendë.

Stadiumi Agron Rama, Obiliq.
Në ndërkohë, shtëpia aktuale e FC Prishtina, derisa stadium i këtij ekipi të renovohet, është në Obiliq. Ndodhet vetëm 200m nga Kosova B, termocentrales së qymyrit, e që është po ashtu vendi ku stërvitet ekipi kombëtar i Kosovës.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve
Si një nga mbetjet arkitekturale nga koha e Jugosllavisë në qendër të Prishtinës, Pallati i Rinisë dhe Sporteve u hap në vitin 1977, dhe fillimisht u quajt Boro dhe Ramizi, sipas dy ushtarëve partizanë: Boro Vukmiroviç dhe Ramiz Sadiku, një serb dhe një shqiptar.
Më 26 shkurt të vitit 2000 një zjarrë shkatërroi gjysmën e ndërtesës, përfshirë edhe sallën e madhe e cila mund të përballonte 8 mijë shikues. Salla e madhe vazhdon të qëndrojë e papërdorur, përveç parkingut të saj, edhe pse pjesa e mbetur e pashkatërruar e ndërtesës përdorët për shumë sporte. Salla e vogël ka pritur ekipe kombëtare të hendbollit të Kosovës, si dhe klubin e basketbollit Prishtina, të cilët kanë fituar 11 tituj të Kosovës në Super Ligë dhe dy tituj ndërkombëtarë në Ligën Ballkanike të Basketit. Brenda objektit ka edhe klube për pingpong, boks dhe paintball.
Salla e vogël në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Me kapacitet për 3,000 shikues, salla e vogël është shumë funksionale, duke u shfrytëzuar për çdo gjë, duke nisur nga karateja e deri te futbolli i vogël. Përveç kësaj është përdorur tradicionalisht edhe për handboll dhe basketboll.

Klubi i Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Klubi i pingpongut ishte nikoqir i garave kualifikuese të Kosovës për kampionatin Evropian të Pingpongut për vitin 2017.
sq
Klubi i Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Klubi i pingpongut ishte nikoqir i garave kualifikuese të Kosovës për kampionatin Evropian të Pingpongut për vitin 2017.
Klubi i Boksit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Klubi i Boksit si degë e Federatës së Boksit të Kosovës ka prodhuar disa boksierë të shquar, duke përfshirë edhe Arian Gashin.
sq
Klubi i Boksit në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Klubi i Boksit si degë e Federatës së Boksit të Kosovës ka prodhuar disa boksierë të shquar, duke përfshirë edhe Arian Gashin.
Salla e madhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Vetëm ana e dëmtuar nga zjarri do të ishte dy herë më e madhe se çdo sallë tjetër sportive në Kosovë, nëse ajo do të ishte bërë funksionale.
sq
Salla e madhe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Vetëm ana e dëmtuar nga zjarri do të ishte dy herë më e madhe se çdo sallë tjetër sportive në Kosovë, nëse ajo do të ishte bërë funksionale.