Të gjithë sëmuren ndonjëherë, është fakt i pashmangshëm i jetës. Po ashtu, të gjithë kanë të drejtë universale për shëndetësi, për veten dhe familjen. Megjithatë, këtu i vjen fundi barazisë.
Ndonëse njerëzit në Evropën Perëndimore mund të presin të jetojnë deri në 80 e pak vjet, jetëgjatësia mesatare për qytetarët e Kosovës është vetëm 72 vjet, më e ulëta në kontinentin evropian. Një faktor që ndikon shumë tek kjo është sistemi i shëndetësisë, i cili rregullisht është përballur me vështirësi prej kur u shkatërrua pothuajse krejtësisht gjatë të 1990-ve.
Reformat shumë të nevojshme janë premtuar – dhe shtyer – që moti. Skandalet dhe korrupsioni i përhershëm institucional e ka dëmtuar besimin publik se do të ketë ndryshime.
Sot, për pacientët dhe profesionistët mjekësorë, shumë aspekte të sistemit të shëndetësisë në Kosovë thjeshtë nuk janë adekuate. Sistemi publik nuk është i financuar sa duhet, ka mungesë të stafit dhe mungesë të pajisjeve dhe kështu doktorët nuk kanë mundësi t’i përmbushin nevojat themelore të pacientëve. Ndërsa sistemi privat shpeshherë është joefikas dhe i shtrenjtë deri në pikën ku bëhet i papërballueshëm për pjesën më të madhe të popullsisë.
Dhe qytetarët po e paguajnë çmimin më të shtrenjtë. Të detyruar të mbledhin fonde për shëndetin e tyre, të kërkojnë vet informata për çrregullimet dhe sëmundjet që i prekin të dashurit e tyre, apo të udhëtojnë jashtë vendit për ndërhyrje esenciale mjekësore, por edhe sëmundjet që njihen si të trajtueshme mund t’ua shkatërrojnë jetën.
K2.0 analizon një çështje jetike që ndikon tek kualiteti i jetës së të gjithë njerëzve, sistemin shëndetësor të Kosovës, për të mësuar se me çfarë ballafaqohen realisht qytetarët kur u rrezikohet shëndeti.K
Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.