Atë e kishin ndarë nga kolona, njëjtë sikur shumë gra të tjera.
Paramilitarët serbë i kishin marrë gratë dhe vajzat më të bukura dhe i kishin futur nëpër shtëpi të braktisura.
Dy muaj e gjysmë ajo kishte bashkëjetuar me një paramilitar. Nuk ia di emrin, por thotë se sot është në gjendje ta vizatojë. Kur ai s’kishte qenë aty, e kishte mbajtur të mbyllur në dhomë. Në dhomat tjera kishte gra të tjera që po mbaheshin ngjashëm. “Në fillim rezistoja, mandej u dorëzova krejt”, rrëfen dëshmitarja. Ajo tregon se paramilitari serb i jepte komplimente derisa pinte qumështin që dilte nga gjinjtë e saj.
Aktore: Xhejlane Tërbunja
Kompozitor: Memli Kelmendi
Dramaturg: Visar Krusha
Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi
“Unë Dua të Dëgjohem” është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.