S`fundmi | Bisedë e Shkurtë

Bisedë e shkurtë: Vrapo Kosovë, vrapo!

Nga - 14.03.2017

Topi te na – çfarë po bëjmë për sportin?

Për një kohë të gjatë, rrëfenja e sportit kosovar është përqëndruar në odisenë e njohjes ndërkombëtare të federatave dhe sportistëve të saj – por tani ka kaluar në një epokë e re e  post-njohjeve. Në vitin 2016, një ekip prej tetë sportistëve kosovar udhëtoi në Rio për të garuar në lojërat Olimpike për herë të parë. Njëra prej tyre, Majlinda Kelmendi, u kthye me medalje të artë.

Megjithatë, nuk ka qenë gjithçka kaq e lehtë. Kosova ende duhet t’i kalojë disa pengesa burokratike. Disa prej sportistëve më të mirë të saj ende përfaqësojnë shtete tjera dhe rezultatet nuk kanë qenë gjithmonë inkurajuese.

Ndërkohë, mungesa e investimeve në infrastrukturën e sportit në Kosovë shpeshherë e ka lënë të pajisur keq – ndeshja e parë si ‘vendase’ e ekipit kombëtar të futbollit u luajt në Shqipëri, dhe gjithashtu mungon një pishinë olimpike dhe të gjitha objektet që janë të nevojshme për atlektikë. Tani sporti në Kosovë përballet me disa sfida të reja.

Si mund të lulëzojë sporti në vend kur përballet me këto sfida të reja? Si mund të garojnë ekipet kombëtare të Kosovës me shtete shumë më të mëdha? Si mund të garantojmë që medalja e artë e Kelmendit nuk është e para dhe e fundit? Si mund të krijohen sportistë të klasit botëror në Kosovë? Kur do të mund të luaj ekipi i futbollit në vendin e vet? Kosova tash mundet me lujt – po si mundet me u rritë nëpërmjet sportit?

Për të na ndihmuar me përgjigje në këto pyetje, K2.0 ka mbledhur një panel në të cilin përfshihen disa figura kyçe të sportit në Kosovë:

-Albert Bunjaku, që ka qenë menaxher i ekipit kombëtar të Kosovës për gati tetë vite, duke drejtuar ekipin në ndeshje para e pas njohjes nga FIFA;

-Elvira Dushku, ish-basketbolliste dhe anëtare aktuale e komitetit ekzekutiv të Federatës së Basketbollit të Kosovës;

-James Montague, gazetar që ka raportuar për sportin në shumë vende të botës për mediat si CNN, New York Times dhe BBC;

-Ibër Alaj, drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky diskutim do të moderohet nga Xhemajl Rexha, prezantues i emisionit Interaktiv në KTV. Do të mbahet në shqip dhe anglisht, me përkthim të drejtpërdrejtë.

Në dispozicion për pjesëmarrësit do të ketë kopje gratis të edicionit të Sportit të revistës sonë në shtyp, si dhe pije e meze.