
#11 SHPRESË
Duke reflektuar mbi atë që se çka do të thotë shpresë për Kosovën dhe për vetë Kosovo 2.0, ky numër trajton një dekadë të re që ka ardhur pas pandemisë COVID-19. Duke shtjelluar se si shpresa ndërthuret me zemërimin, rezistencën dhe kërkesën për ndryshim, ky numër i Kosovo 2.0 është thirrje urgjente për veprim ndaj shkatërrimit mjedisor, rritjes së ekstremit të djathtë, pabarazisë ekonomike dhe padrejtësisë sociale. Në të njëjtën kohë, “Shpresë” ofron hapësirë për diskurs feminist, shprehje kulturore, solidaritet dhe të ardhme alternative.
Në këtë numër, ne përqafojmë një shpresë që është e përzier me zemërim.

Kosovo 2.0
Kosovo 2.0 është organizatë e pavarur mediale, ndër të parat e këtij lloji, e cila e përfshin shoqërinë në diskutime thelbësore. Me anë të revistave të shtypura dhe online, me anë të debateve e nismave avokuese, përkushtohemi të paraqesim sa më qartë zhvillimet aktuale në Kosovë, në rajon e më gjerë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.