
#4 Seks
Duke analizuar se si seksi dhe seksualiteti janë thellësisht politikë, ky numër i Kosovo 2.0 shqyrton mënyrën se si trupat kontrollohen dhe rregullohen dhe se si normat patriarkale dhe heteroseksualiteti kufizojnë lirinë personale, idetë për gjininë dhe identitetin. “Seksi” ndërthur analizën dhe dëshmitë personale që mbulojnë narrativat LGBTQ+, interseksualitetin dhe punën e seksit, duke reflektuar gjithashtu rreth stigmës, homofobisë dhe kufizimeve ligjore e shoqërore që pengojnë liritë seksuale dhe gjinore në Kosovë dhe rajon.
Mesazhi dhe qëndrimi ynë janë të qartë. Ne e shohim këtë numër si një thirrje për të gjithë që ta pranojnë publikisht dhe lirshëm orientimin e tyre seksual.

Kosovo 2.0
Kosovo 2.0 është organizatë e pavarur mediale, ndër të parat e këtij lloji, e cila e përfshin shoqërinë në diskutime thelbësore. Me anë të revistave të shtypura dhe online, me anë të debateve e nismave avokuese, përkushtohemi të paraqesim sa më qartë zhvillimet aktuale në Kosovë, në rajon e më gjerë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.