
#5 Hapësira Publike
Numri “Hapësira Publike” shqyrton se si hapësirat fizike dhe simbolike që ne banojmë, si rrugët, sheshet, ndërtesat, memorialet, e formësojnë jetën shoqërore, identitetin dhe pushtetin. Ky numër i Kosovo 2.0 analizon mënyrën se si njerëzit në gjithë Kosovën dhe përtej saj përpiqen t’i rimarrin, transformojnë dhe rindërtojnë hapësirat publike. Revista trajton pyetjen se kush “ka me të vërtet pronësi” mbi qytetin dhe kush ka autoritetin për ta përcaktuar kujtesën dhe të ardhmen e tij, duke shtjelluar një peizazh të mbushur me memoriale të periudhës së luftës, rindërtim urban, ndërtesa të braktisura, art rrugor dhe shumë më tepër.
Sot në Kosovë, duhet ta rishikojmë hapësirën publike jo vetëm si hapësirë fizike rreth nesh, por si vend për të prodhuar dhe ofruar kritikë në kërkim të një dialogu të hapur.

Kosovo 2.0
Kosovo 2.0 është organizatë e pavarur mediale, ndër të parat e këtij lloji, e cila e përfshin shoqërinë në diskutime thelbësore. Me anë të revistave të shtypura dhe online, me anë të debateve e nismave avokuese, përkushtohemi të paraqesim sa më qartë zhvillimet aktuale në Kosovë, në rajon e më gjerë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.