
78 ditë zjarr, një jetë në tym
Bombardimet e NATO-s — mes shpresës dhe tmerrit.
Pavetëdije i premtova vetes se nëse do mbijetoja do punoja për të zbuluar çka kishte ndodhur dhe sa shumë dëm krejt kjo kishte shkaktuar.
Më 24 mars 1999 në ora 7 të mbrëmjes, kur po prisja në banesën time në qendër të Prishtinës, NATO filloi bombardimet.
Është e vështirë të gjesh një mënyrë të përshtatshme të reagosh ndaj një procesi që ka kontribuar edhe në shpëtimin e një shteti por gjithashtu duke lënë disa pjesë të atij shteti të dëmtuara.

Furtuna Sheremeti
Furtuna Sheremeti është kriminologe dhe studiuese e së drejtës, e specializuar në krimet shtetërore, dëmet e shkaktuara nga shteti, drejtësinë tranzicionale dhe të drejtën penale ndërkombëtare. Ajo ka përfunduar studimet master (MSc) në Kriminologji dhe Drejtësi Penale në Universitetin e Oksfordit dhe është në përfundim të doktoratës në Universitetin KU Leuven në Belgjikë. Ajo ligjëron në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe shërben si konsulente ligjore e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.
