A është gjuha e urrejtjes e pranuar gjerësisht në Slloveni?
Keqtrajtimi onllajn dhe fyerjet me nuanca etnike rrjedhin nga lart poshtë.

Në llogarinë zyrtare të Janez Janshës në Twitter shpesh botohen mesazhe për njerëzit me të cilët ai nuk pajtohet, sikur Jellena Ashçiq. Foto: Katja Lihtenvalner.

Janez Jansha është marrë me politikë thuajse tërë jetën, prej viteve të 80-ta në Jugosllavi deri më sot. Megjithatë, karriera e tij ka shkaktuar polemika të shumta. Foto: Faqja zyrtare e Qeverisë së Sllovenisë.
Mu prej fillimit, karriera e tij është përcjellë me skandale, madje për një kohë gjatë karrierës së tij ka qenë në burg.
Dyshimet për korrupsion dhe protestat që erdhën më pas kanë inatosur Janshën, i cili ka thënë në Twitter se protestuesit janë “socialistë ikrash”.
![“Kishte pjesëmarrje masive të votuesve dhe qytetarëve të rinj, me thekse të huaja”, thuhet në tekst. “Ata dolën në vendvotime në grupe prej 10 ose më shumë vetash. Ata veshin trenerka dhe kanë numra votimi të shkruar në duar. Jashtë qendrës së votimit në Lubjanë kishte grupe të vogla njerëzish që vazhdimisht bënin telefonata, shumë prej të cilëve flisnin serbisht”.

Emri i shkruar nën tekst ishte Tomas Majer, por gazetarët lokalë kurrë nuk kishin dëgjuar për të, dhe përpjekjet e mediave lokale për ta gjetur ishin të pasuksesshme. Në këtë kontekst, shumë kanë spekuluar se autori i vërtetë i tekstit mund të ketë qenë vetë Jansha. Në shenjë proteste, në qendër të Lubjanës u organizua një tubim, ku shumë nga pjesëmarrësit kishin veshur trenerka.

“Termi “trenirkarji” [veshës të trenerkave] është një fyerje që në Slloveni përdoret kundër njerëzve nga shtetet pasardhëse Jugosllave; një mjet përjashtimi dhe poshtërimi”, shpjegon Simona Zavratnik, sociologe dhe ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Lubjanës. “Në Slloveni, terma të tillë shoqërohen kryesisht me një parti politike specifike, më saktë, me PDS-në dhe politikanët e saj”.

Por, për PDS-në dhe udhëheqësin e saj, ky ishte vetëm fillimi i një fushate fyerjesh dhe shpifjesh drejtuar njerëzve që dikur jetonin në Jugosllavi.](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fadmin.kosovotwopointzero.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2020%2F05%2FSlovenia-and-hate-speech-Photo-2-screenshots-of-twitter-accounts.jpg&w=1920&q=80)
“Opankarski žurnalizem” (Gazetari opingash) është emri me të cilin Jansha dhe ndjekësit e tij i quajnë mediat që i kundërshtojnë ata, përfshirë revistën e njohur Mladina. Foto: Katja Lihtenvalne.
“Kishte pjesëmarrje masive të votuesve dhe qytetarëve të rinj, me thekse të huaja”, thuhet në tekst. “Ata dolën në vendvotime në grupe prej 10 ose më shumë vetash. Ata veshin trenerka dhe kanë numra votimi të shkruar në duar. Jashtë qendrës së votimit në Lubjanë kishte grupe të vogla njerëzish që vazhdimisht bënin telefonata, shumë prej të cilëve flisnin serbisht”.Emri i shkruar nën tekst ishte Tomas Majer, por gazetarët lokalë kurrë nuk kishin dëgjuar për të, dhe përpjekjet e mediave lokale për ta gjetur ishin të pasuksesshme. Në këtë kontekst, shumë kanë spekuluar se autori i vërtetë i tekstit mund të ketë qenë vetë Jansha. Në shenjë proteste, në qendër të Lubjanës u organizua një tubim, ku shumë nga pjesëmarrësit kishin veshur trenerka.
“Termi “trenirkarji” [veshës të trenerkave] është një fyerje që në Slloveni përdoret kundër njerëzve nga shtetet pasardhëse Jugosllave; një mjet përjashtimi dhe poshtërimi”, shpjegon Simona Zavratnik, sociologe dhe ligjëruese në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Lubjanës. “Në Slloveni, terma të tillë shoqërohen kryesisht me një parti politike specifike, më saktë, me PDS-në dhe politikanët e saj”.Por, për PDS-në dhe udhëheqësin e saj, ky ishte vetëm fillimi i një fushate fyerjesh dhe shpifjesh drejtuar njerëzve që dikur jetonin në Jugosllavi.
“Disa përdorues në media sociale ma kanë analizuar ADN-në, prejardhjen etnike, madje edhe profilin e fytyrës për të përcaktuar rrënjët e mia jo-sllovene." Helena Milinkoviq, gazetare

Gazetarja Helena Milinkoviq thotë se ka qenë në shënjestër të ndjekësve të Janshës, të cilët e quajnë “muxhahedine”. Foto: Katja Lihtenvalner.

Fyerjet ndaj deputetes së Parlamentit Evropian Tanja Fajon, e cila mbështeti pavarësinë e Kosovës, janë dukuri të përditshme në Slloveni. Foto: Katja Lihtenvalner.
Deri më tani, solidariteti ka ardhur nga grupe të ndryshme shoqërore, mjedisore dhe politike.

Katja Lihtenvalner
Katja Lihtenvalner është gazetare dhe hulumtuese e pavarur me banim në Athinë të Greqisë. Disa nga temat me të cilat merret janë politika, lëvizjet e esktremit të djathtë, migrimi, refugjatët, burgjet dhe sistemi i drejtësisë.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.