
Albin Kurti: “Politika nuk është art i së mundshmes. Politika është art. Thjesht, art.”
Në këtë vit zgjedhor, deputeti më i votuar shpalos idetë e tij rreth politikëbërjes në Kosovë dhe komenton zhvillimet e këtij viti.
|2017.10.11
|
Nuk është e vertetë që ne duam të qëndrojmë në opozitë. Fare. As në nivelin komunal e as në ate qendror. Ne duam të vijmë në qeverisje sa më parë.
Kontaktin e fundit me Mustafën e kam me 17 korrik. Prej 6 korrikut deri me 17 korrik kemi pas komunikim sporadik. Më pas, ka gati dy muaj, që ka një shkëputje komunikimi që unë besoj që ai sinqerisht duhet ta shpjegojë. Se, pse u takua ai me ne pra?
Unë nuk besoj se progresi vjen nga konsensusi. Bile konsensusi në jo pak raste ma parafytyron moçalin. Lëvizja është lum që rrjedh. Progresi është lum e nuk është moçal. Pra, progresi vjen përmes kritikës, vetëkritikës edhe kundërthënieve.
Të jesh qytetar është akt politik. Nuk e shoh veten jashtë të qenit qytetar, nuk e shoh angazhimin qytetar jashtë politikës dhe nuk e shoh politikën e angazhuar jashtë Vetëvendosjes.

Eraldin Fazliu
Eraldin Fazliu ka qenë i angazhuar si gazetar në Kosovo 2.0. Ai ka përfunduar studimet post-diplomike për ‘Politika Evropiane’, në Universitetin Masaryk në Republikën Çeke, në vitin 2014. Gjatë studimeve, Eraldini e shtoi interesimin në politikat e jashtme të Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në promovimin e sundimit të ligjit nga Bashkimi Evropian. Ai është një lexues pasionant i politikës dhe historisë moderne.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.