
Aleksandar Hemon: Ballkani i ngjan Evropës tamam aq sa për të dështuar në të qenët Evropë
Një nga shkrimtarët dhe mendimtarët më të vlerësuar të kohës sonë flet për dukurinë e mohimit të gjenocidit, arrogancën shoqërore të Perëndimit dhe jetën me shpërngulje të vazhdueshme.
Çfarë nënkuptohet është se për aq kohë sa ka myslimanë, ka edhe mundësi për gjenocid.
Natyrisht, ata njerëzit e Ballkanit mund ta kenë tepruar, pra me gjenocid e kësi gjëra, por po merreshin me të njëjtat çështje të vështira si evropianët e mirëfilltë.
Ka një lloj arrogance shoqërore në Amerikë që nuk dallohet prej besimit deluzional në një thelb të përhershëm dhe transendental amerikan.
Mërgimi sjell narrativa, sepse lëvizja përmes hapësirave njerëzore do të thotë që përvoja dhe dija jo vetëm udhëtojnë, por edhe përftohen gjatë rrugës.

Libri i fundit i Hemon zbërthen çështjet e identitetit, të cilat janë tema të zakonshme në veprën e tij të përgjithshme. Foto nga Farrar Strauss Giroux.
Por, t’i imagjinosh këto jetë alternative gjithmonë sjell dështim, sepse mund të kenë qenë shumë trajektore të ndryshme. Ideja është se unë kurrë s’mund të kthehem në një kohë dhe hapësirë ku këto trajektore janë të mundshme për mua — shpërngulja i përjashton ato.Për më shumë, shpërngulja nuk është një moment i vetëm — ajo vazhdon të shpaloset në mënyra të paparashikueshme dhe joprogresive. Ndihem shumë më i shpërngulur sot, në Amerikën trampiste, sesa para 10 a 15 vjetëve, edhe pse atëherë isha larg nga të qenët i ngulur.Para rreth 15 vjetësh, njëri prej shokëve më të ngushtë nga Sarajeva po martohej në Londër, dhe shkova në dasëm. Përveç disa vendasve, shumica e të ftuarve ishin nga Sarajeva, pak a shumë 50 sosh, por që sot jetojnë në Montreal, Gjenevë, Toronto, Zagreb, Beograd, etj.Disa nga ta ishin shokë të mi të ngushtë, disa i njihja përciptazi, e disa të tjerë as që më kishin pëlqyer ndonjëherë. Por, më erdhi një epifani: nëse krejt këta njerëz do të jetonin në një vend, do të zhvendosesha aty nesër. Por, nuk ka asilloj vendi, dhe nuk do të ketë kurrë.

Foto nga Bookstan Sarajevo.
Ende s’jam autor i fantashkencës. Kënaqësia e punës në fushën e filmit, dhe bashkëpunimi me Lana Wachowski dhe David Mitchell në veçanti, është sepse kryhet së bashku, dhe se përpjekjet për autorësi funksionojnë krejt ndryshe. Kur unë e shkruaj një libër, secila fjalë është e imja dhe kam vendosur që secila prej tyre të jetë e vendosur ku është, dhe e tëra ka dalë nga imagjinata dhe përvoja ime.Në punën e filmit dhe shkrimit të skenareve, tjetri është gjithmonë i pranishëm — në rrafshin intelektual, imagjinativ, emocional, fizik. Asgjë nuk bëhet vetëm. Kjo është edhe kufizuese, për arsye të qarta, edhe çliruese — mendjet përkiten me njëra-tjetrën dhe zgjerohen që të imagjinojnë gjëra të cilat s’mund t’i imagjinojë një person i vetëm.

Bronwyn Jones
Bronwyn Jones është ish Redaktore e K2.0. Ajo ka kryer studimet master në degën Media dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në New School University në Nju Jork.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.