
Anatomia e dhunës në shkolla
Kur sistemi rreshtohet kundër nxënësit
Dhuna fizike ndaj një fëmije është vepër penale. Mësimdhënësit kanë në dispozicion mekanizma ligjorë, disiplinorë dhe institucionalë për ta adresuar sjelljen e papërshtatshme të nxënësve.
Një 15-vjeçar. Një fëmijë që, edhe nëse ka gabuar rëndë, është juridikisht dhe moralisht në pozitë të pabarabartë.
Një tjetër hallkë e dobët e shkollës mbetet edukimi socio-emocional. Sistemi arsimor vazhdon ta matë suksesin kryesisht përmes rezultateve akademike, ndërsa aftësitë për menaxhimin e zemërimit, konfliktit dhe empatisë mbeten të papërfillshme.
Kur familja dhe shkolla nuk ndërtojnë një narrativë të përbashkët për përgjegjësitë dhe kufijtë, trajtimi i dhunës vetëm brenda shkollës adreson simptomën, por jo edhe burimin e problemit.
Kur dhuna shndërrohet në përmbajtje digjitale, ajo fillon të normalizohet si pjesë e komunikimit social.
Modelet evropiane të ashtuquajtura “timeout schools” ofrojnë një qasje të strukturuar ndërhyrjeje të përkohshme pedagogjike dhe psiko-sociale, pa e nxjerrë nxënësin nga sistemi arsimor.

Agon Ahmeti
Agon Ahmeti është profesionist me mbi dhjetë vite përvojë në shoqëri civile, arsim dhe kulturë. Ka themeluar dhe udhëhequr nisma si OJQ ETEA, Qendra për Arsim dhe Kulturë “Libart,” Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë, si dhe Biblioteka Qarkulluese me fokus në avancimin e arsimit, pjesëmarrjes qytetare dhe pasurimit kulturor.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.