
(De)institucionalizimi i shëndetit mendor
Sistemi i shëndetit mendor në udhëkryqin mes komunitetit dhe izolimit.
|2025.12.09
|

Institucionet e shëndetit mendor

Ndryshe prej institucioneve rezidenciale, ato ofrojnë qëndrim ditor me aktivitete rekreative, psiko-edukim individual dhe grupor, ergoterapi e vizita specialistike. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Këto shtëpi synojnë riintegrimin në komunitet të personave me probleme të shëndetit mendor përmes rehabilitimit për periudha më të shkurtra, zakonisht nga tre muaj deri në një vit. Por shpesh, ato kthehen në shtëpi të përhershme. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Deri vonë Qendra Integruese Rehabilituese të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë. ishte e tipit të hapur, që u ofronte banorëve lirinë të dilnin dhe të ktheheshin. Por kjo praktikë ka ndryshuar. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0
Çrregullimet e zhvillimit intelektual dhe ato të shëndetit mendor

Në mungesë të përkujdesjes familjare dhe një vendi për të jetuar, shpesh kjo qendër shndërrohet në shtëpi të tyre për vite të tëra. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Dhomat janë krejt të zbrazëta, me vetëm nga një a dy shtretër, madje disa janë shtretër spitalesh, që nuk ta japin ndjesinë e një shtëpie por si hapësirë trajtimi. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Problemi i shndërrimit të strehimit të përkohshëm në atë afatgjatë apo të të përhershëm është i pranishëm edhe në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmurëve Kronikë Psikiatrikë. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0
Kapacitete të vogla në sistemin e kujdesit për shëndetin mendor

Në gjithë sistemin e përkujdesjes së shëndetit mendor në Kosovë, Instituti Special në Shtime mbetet i vetmi institucion i tipit të mbyllur, ku banorët trajtohen në izolim dhe për periudha afatgjata, pa synim për t’i riintegruar në komunitet. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Rregullat e Institut Special në Shtime nuk ua lejojnë daljen jashtë banorëve. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Banorët jetojnë në një mjedis të izoluar, ku mundësitë për pavarësi, aktivitete të përditshme dhe integrim në komunitet mbeten shumë të kufizuara. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Procesi i deinstitucionalizimit synonte rikthimin gradual në komunitet, por këto qendra janë shndërruar në strehë të përhershme. Fotografia: Gentiana Ahmeti / K2.0

Vlera Shabani
Vlera Shabani është gazetare e fokusuar në fushën e shëndetësisë. Ajo ka përfunduar studimet themelore për Gazetari në Universitetin e Prishtinës. Për dy vjet e gjysmë ka punuar në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN). Vlera është përfituese e ciklit të VI të bursës së K2.0 për gazetari.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.
Dëshironi të mbështetni gazetarinë tonë? Anëtarësohuni në "HIVE" ose konsideroni një donacion.