
Disiplinimi i diasporës
Zgjedhjet, legjitimiteti politik dhe vota e diasporës së Kosovës.
Përpjekjet për ta konstruktuar votën e diasporës si të papërgjegjshme, si votë “inati”, jo vetëm që e nënvlerësojnë votën e diasporës dhe e paraqesin si të paarsimuar dhe politikisht të painformuar, por gjithashtu nënkuptojnë se migrimi në vetvete është moralisht i pamjaftueshëm.
Figura që po disiplinohet nuk është kosovari global që admirohet, por qytetari i zakonshëm i diasporës, shpesh i klasës punëtore, që këmbëngul ta ushtrojë të drejtën e tij politike.
Ironia qëndron në faktin se Kosova nuk është dhe kurrë nuk ka qenë një shtet apo një rend politik thjesht territorial. Jeta shoqërore, ekonomike dhe politike e saj është formësuar edhe përmes angazhimit të kahmotshëm të diasporës.

Dafina Paca
Dafina Paca është mjeke e sapokualifikuar dhe së fundmi ka nisur punën si specializante në kirurgji pediatrike në Spitalin Universitar të Uellsit, si dhe si ligjëruese në Universitetin e Kardifit. Ka doktoruar në Universitetin e Kardifit, ndërsa studimet MBBCh i ka përfunduar në Universitetin e Suonsit. Është gjithashtu anëtare e Akademisë së Arsimit të Lartë dhe ka përfunduar studimet MRes dhe BA në Universitetin “Queen Mary” të Londrës. Në punën e saj fokusohet te migrimi, diaspora, kujtesa dhe përkatësia, si dhe te pabarazitë strukturore që ndikojnë në arsim, shëndetësi, kujtesën kolektive dhe jetën publike e politike.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.