
Ditari i Pandemonit

Foto: Faruk Šehić.
Është mirë të kesh media sociale sepse ato mund të shërbejnë si ditarë virtualë. Shfleton dhe sheh se gjërat asnjëherë nuk ndryshojnë dhe se përherë do të jemi të obsesionuar me kotësira. Kotësirëzat tona të dashura. Dhe shenjat e kiametit në ardhje.Më vonë dëgjova muzikë pikëlluese. Ishte një bend që quhet Slowdive. Njëra nga këngët e tyre ma kujtoi apokalipsin sepse ka titullin “Falling Snow” (“Dëbora në Rënie”) dhe sepse në tregimin tim “Cortés, the Butcher” (“Kasapi Kortes”) bora bie e hirtë, e kjo është një metaforë për mbarimin e botës.Dy reshje dëbore u përzinë me hirin e Buhenvaldit. Hirin e një krematori.Dhe ishte dita e parë e ngujimit. Thonë se bota s’do të jetë më e njëjta pas kësaj. Sikur bota të ishte një lloj kokrre graniti e pandryshueshme.Isha më i interesuar për katalizmat e brendshme.

Foto: Faruk Šehić.
22
Sarajeva është e shkretë sikur të gjendej në dheun e gjërave të mbetura. Ngujimi e ndikon edhe mendjen, edhe zemrën e njeriut. Frika gjëllin kudo, sikur mikroorganizëm. Sot është dita e parë e orës policore. Për momentin kemi dy armiq: shtetin tonë që mezi pret të na burgosë dhe kiameti i lartpërmendur në nivelin mikro.Do të vazhdoj të dëgjoj këngë pikëlluese që të jem sa më i përgatitur për gjërat që po vijnë. Po e pres reshjen e dëborës së hirtë posa dielli të arrijë në zenit.23
Të mbuluara me maska, fytyrat e grave në rrugë marrin një gjurmë erosi.Ndërsa shëtisja nëpër Marijin Dvor, një grua doli nga furra të cilën po e kaloja dhe u shikuam në sy. Më dukej e njohshme.
Foto: Faruk Šehić.
Hyrja është në tunelin nëntokësor të garazhit. Ka fare pak njreëz. Askush nuk ka kuptuar se ky është vendi ideal për të bërë blerje apokaliptike. Raftet janë plot me prodhime të gjithfarshme. Çdo gjë është pastër si loti. Shitëset dhe arkëtarët mbajnë maska, mburoja fytyre dhe dorëza gome, siç kërkohet. Konsumatorët janë të qetë dhe gjithashtu mbajnë maska e dorëza. Një këngë e ngadaltë verore dëgjohet në sfond. Të gjithë veprojnë normalisht, duke e bërë gjithë situatën të duket tepër surreale.
Jemi mësuar shpejt me anormalitetin e kontrolluar. Nuk pashë lugetër në supermarket. Raftet me letra tualeti ishin të mbushura.

Foto: Faruk Šehić.
Doli një sport i ri mes njerëzish: numërimi i të infektuarve, të shëruarve dhe të vdekurve në vend. Më kujtohet që ky sport luhej edhe gjatë luftës, edhe pse ishte një sport olimpik që na pikëllonte më shumë atëherë. E luanim para radioaparateve duke i dëgjuar folësit seriozë që jepnin lajme nga radiostacioni kombëtar. Kjo përmendet në tregimin “Women’s War” (“Lufta e Grave”), të cilin e shkrova posaçërisht për versionin në anglishte të librit “Under Pressure” (“Nën Trysni”).Shpeshherë ndodh që kam shkruar diçka për një gjë dhe nuk kam nevojë ta bëj sërish.Sporti i njehjes trishtyllore do të vazhdojë. Qëllimi nuk është të mbërrihet fundi i pandemisë, por të ndillet një dozë ditore e frikës në zemrat tona, ose kurdo ta ndiejë personi.Njerëzit duan të frikohen, andaj shikojnë filma horror. Sidoqoftë, është gjë e pakëndshme kur realiteti shndërron botën në një film horror.

Foto: Faruk Šehić.
29
Shkova për peshkim në lumin Krivaja. I zura gjashtë, i lëshova tre. Kur mbërrita buzë lumit e hoqa maskën dhe menjëherë harrova marrëzirat e Sarajevës.Fuqia shpëtimtare e peshkimit dhe soditjes së ujit, i rrethuar me një lloj tjetër të qetësisë, të ndryshme nga ajo e panatyrshmja që gjendet në një qendër urbane, është e tillë që më bëri t’i them vetes çfarë Leonard Kohen i tha vetes disa ditë para vdekjes: “Jam gati të vdes”.30
Pas disa muajsh, të gjithë do të jemi hipi.Globetrotter (dikush që udhëton anekënd botës) është fjalë e vdekur.
Foto: Faruk Šehić.
Duhet të kapërcehet disa herë për t’u mësuar me të, në mënyrë që të ecësh pa lëkundjet e parehatshme.Peshqit janë gati të shfaqen, por nuk kafshojnë. Karremat nën grep i kanë te hundët por nuk afrohen. Shoh ujin duke bërë valë. E ngreha lehtë, sepse nuk më pëlqen të tërheq me dhunë kur peshku kafshon. Kapa një mlysh të mirë.Në fillim nuk dija se a është njilë a mlysh. Shpresoj që është njilë. Është kënaqësi ta kapësh sepse gjithmonë lufton dhe kurrë nuk heq dorë. Madje kërcen nga rrjetat, ato me shufër metalike që përdor për t’i nxjerrë peshqit. Vetëm amatorët kapin me shkop peshkimi. Megjithatë, më duhet të pranoj se e bëj vetë herë pas here. Të mbërthen adrenalina e peshkatarit dhe e harron rregullën: peshku ka tendencë të bie nga grepi kur e tërheq në atë mënyrë dhe ndonjëherë mund të të thyhet maja e shkopit.

Foto: Faruk Šehić.
E josh peshkun në anën tjetër të bregut. Është më larg, por mund ta nxjerr më lehtë andej. Amatorisht e nxora peshku nga uji drejt bregut. Është rreth një metër lart. Prapë, jam tepër larg dhe vendos ta tërheq në urë. Sukses. E heq nga grepi me dara duke e mbajtur me dorën e djathtë dhe vrapoj 200 metra poshtë lumit ku kisha lënë pajisjet e mija, sepse doja ta fusja mlyshin në rrjetën mbajtëse. Kam dëshirë t’i mbaj peshqit të gjallë sepse kurrë nuk e di nëse do ta lëshosh. Përndryshe, nëse është i ngordhur dhe ke vetëm një, nuk mund ta lëshosh, nuk mund ta lëshosh në ujë një peshk të ngordhur.Tërë dita na shkon duke peshkuar. Dielli është i fortë, gjethet ende të mbështjella me çadërza të gjelbra. Krivaja është jeshile, pothuajse me ngjyrë emeraldi. Ndërsa isha në urën e pezulluar, shoku ynë nga Solluni kapi një sallmon Danubi katërkilogramësh. Pas një lufte disaminutëshe, ai e nxori, bëri një foto me bukuroshin dhe e lëshoi.

Faruk Šehić
Faruk Shehiq është shkrimtar i lindur në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ). Gjatë luftës, ai ishte anëtar i Ushtrisë së Bosnjës e Hercegovinës, kur edhe u plagos rëndë. Kritikët letrarë e shohin si zërin e të ashtuquajturës gjenenerata e shtypur X. Veprat e tij janë botuar në shumë gjuhë. Ai jeton në Sarajevë.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në serbisht.