
Duhet të këmbëngulim që të kemi zgjedhje përmbajtësore
Demokracia nuk nënkupton ndërrim të liderëve, por shkëmbim, dhe luftë për idetë.
|09.06.2017
|
Nëse partitë e të ashtuquajturit koalicion PAN, kanë një gjë të përbashkët kjo është se ata përfaqësojnë një klasë politike të nxitur nga pritjet për dobi dhe përfitime politke, dhe jo nga parimet dhe idetë e qeverisjes.
Pavarësisht se në ç'masë këto parti politike mundohen t'i paketojnë porositë e tyre politike brenda praktikave të reja të komunikimit apo imazheve të cilat synojnë t'i paraqesin si të afërt me njerëzit, kjo nuk e fsheh shpërfilljen e tyre ndaj qytetarit të rëndomtë.
Këto janë parti të cilat ndërsa nuk e kanë problem t'i financojnë fushatat e tyre me paratë nga taksat tona, kandidatët e tyre për Kriministër refuzojnë të sfidohen apo të ballafaqohen publikisht në debate me njëri-tjetrin, e që është obligim themelor të cilin ata e kanë ndaj shoqërisë.
Është pikërisht ky sistem ai i cili ka prodhuar idenë se qeveria nënkupton privilegj ekonomik, apo pasuri, apo lakmi. Se përderisa klasa jonë politike konsideron se kjo i takon, dhe përderisa kjo i lejohet, qeveria nuk do të nënkuptojë atë që ajo njëmend përfaqëson — shërbim.

Besa Luci
Besa Luci është kryeredaktore dhe bashkëthemeluese e K2.0. Besa ka kryer studimet master në drejtimin e shkrimit gazetaresk dhe për revista në Shkollën e Gazetarisë të Universitetit të Missouri-t në Columbia, SHBA.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në anglisht.