
“Edhe shtatori po vajton për mu”
Zërat e grave, të cilat s’u lejuan të shkonin në shkollë.

Shemsije Havolli, e cila sot jeton në Austri, thotë se i ndien përditë pasojat e asaj dite kur të tjerët vendosën t’ia ndalnin shkollën. Fotografia: Gentiana Pallaska.
Llafet e grave, edhe atë në ambiente krejtësisht private e kryesisht me familjaret e tyre vajza e gra, të cilave ua kanë ndaluar shkollën kanë qenë dhe mbesin pothuajse e vetmja mënyrë e artikulimit dhe transmetimit të këtyre tregimeve.
Sado përpiqej të shkonte në shkollë, edhe me këmbënguljen e babait, largimi prej shtëpisë u shndërrua në burim faji: punët e prisnin në shtëpi.

Për Hedije Shalën, shkolla u shndërrua në burim faji sepse vdekja e nënës krijoi pritshmëri të reja ndaj saj për të gatuar e kujdesur për motrat dhe vëllezërit. Fotografia: Gentiana Pallaska.
"Jam kanë e mirë në shkollë. E para në klasë."
Sanije Hoti

Sanije Hotit iu ndalua shkollimi me arsyetimin se ishte “tepër e rritur.” Për t’iu fshehur inspektorëve, ajo detyrohej të shtirej se gjoja shkonte në shkollë. Fotografia: Gentiana Pallaska.
"Fort e kam dashtë shkollën, fort e kam dashtë".
Xhezide Bajraktari
Edhe pse iu ndalua shkollimi, Xhezide Bajraktari mbajti kurse për mësim të shkrim-leximit për gratë tjera. Fotografia: Gentiana Pallaska.

Breza të tërë të grave u bënë shtysë që cikli i mohimit të këputej me to. Fotografia është realizuar nga Gentiana Pallaska, përgjatë eskpozitës “Mohuar” që u mbajt më 9 dhjetor 2025 në Galeria 17. Ekspozita, e mbështetur prej Pro Peace, me Aurela Kadriun dhe Gentiana Pallaskën si bashkautore, u bazua në rrëfimet e grave në këtë artikull dhe është pjesë e një projekti më të gjerë multimedial rreth së njëjtës temë.
Përkundër që atyre iu mohua, në raport të zhdrejtë u kultivua vetëdija dhe dëshira e tyre për arsimin. Sa më larg arsimit për vete, aq më shumë ia ndienin mungesën dhe dinin vlerën atij.

Aurela Kadriu
Aurela Kadriu është sociologe, hulumtuese dhe menaxhere kulturore. Hulumtimet e saj për kujtesën, socio-urbanizmin, gjininë e të drejtat e njeriut përqendrohen në historinë bashkëkohore të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë. Është drejtore e programit në Qendra Multimedia — organizatë kulturore e përqendruar në prodhim kulturor të fokusuar në teatër dhe letërsi bashkëkohore.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.