
Ermira Danaj: ‘Normat dhe pritshmëritë patriarkale nuk mund të shuhen brenda një dite.’
Bisedë për Feminizmin në Ballkan (Pjesa 2) — Feministja e shquar nga Shqipëria flet për ndikimin neoliberal në perspektivën gjinore.
|2018.09.04
|
"Lejimi i një lloj patriarkalizmi ishte dhe një lloj kompromisi i pushtetit për të mos e kthyer gjithçka përmbys."
"Dhe në fakt, Shqipëria e post socializmit është — shpresoj dhe jo për shumë kohë — një terren shumë pjellor për lulëzimin e kësaj fryme neoliberale në perspektivën gjinore."
"Është shumë më e lehtë për një burrë të deklarohet feminist. Madje, kjo i shtohet 'sharmit' të tij si politikan, gjë që nuk ndodh kur një politikane grua identifikohet publikisht si feministe."
"Në një ambient të mbizotëruar nga burrat, ku intrigat e politikës ndërhyjnë në çdo hapësirë debati, sigurisht që nuk ka vend për çështje madhore të shoqërisë, siç është diskriminimi dhe dhuna ndaj më shumë se gjysmës së anëtarëve të kësaj të fundit."
"Nuk shoh aspak shpresë për zhvillimi social për sa kohë ‘punët e grave’ trajtohen si diçka shtesë."
"Jo çdo i/e majtë është dhe feminist/e. Madje, ka pasur raste lëvizjesh apo organizatash të majta të përshkuara nga forma seksizmi apo mizogjinie."

Gresa Hasa
Gresa Hasa është bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e revistës feministe shqiptare “Shota”. Është autore e pavarur, e cila kontribuon rregullisht me analiza politike në mediet shqiptare, rajonale dhe shpesh ndërkombëtare. Më parë, ka qenë e angazhuar në organizimin politik në Shqipëri. Aktualisht jeton në Vjenë të Austrisë, ku po vazhdon karrierën e saj akademike dhe profesionale.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.