
Frika nga Shqipëria Etnike si fushatë propaganduese në Maqedoni
Stigamtizimi i minoriteteve me gjuhë nacionaliste.
|2017.05.05
|
Nëse dalim nga retorikat nacionaliste anti-shqiptare dhe retorikat nacionaliste shqiptare, atëherë çështja e krijimit del të jetë politikisht jo edhe aq e mbështetur nga vet shqiptarët.
Edhe pse në princip shqiptarët do të dëshironin të jetonin në një shtet, rrallë e asnjëherë kërkohet ndarje apo bashkim i territoreve shqiptare.
Edhe pse miti i “Shqipërisë Etnike“ ekziston dhe diskutohet në mënyre jo-koherente dhe sporadike që nga koha e Perandorisë Osmane, asnjëherë nuk ka qenë platformë politikë serioze që është synuar të implementohet.
Ish-ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë (1997-2001) Paskal Milo ishte i tronditur nga pyetjet e shumta që i bëheshin në qarqet ndërkombëtare rreth “Shqipërisë Etnike” saqë e ndjeu të nevojshme të shkruaj një broshurë.
Problemi në Maqedoni nuk është miti i Shqipërise Etnike apo Platforma Shqiptare, problemi nuk është aspak etnik.

Mehdi Sejdiu
Mehdi Sejdiu vjen prej një fshati të vogël të Kosovës dhe është kandidat për doktoraturë në shkencë politike në Universitetin e Heidelberg.
SHËNIMPikëpamjet e shkrimtarit/es nuk pasqyrojnë domosdo ato të Kosovo 2.0.
Ky artikull fillimisht është shkruar në shqip.